Shqipëria ngjit 13 vende në FIFA

www.albania-sport.com - Shqipëria u ngjit me “ashensor”, duke bërë “up” 13 vende në renditjen botërore mujore të FIFA-s, të publikuar sot më 31 mars, duke u pozicionuar tani në vendin e 83-të nga vendi i 96-të që ishim në klasifikimin paraardhës.
Bonusi i “dhuruar” nga kalkulimet e FIFA-s është +54 pikë, duke pasur tani 389 pikë në total, pas fitores 1-0 të 3 marsit në ndeshjen miqësore ndërkombëtare kundër Irlandës së Veriut në “Qemal Stafa”.
Në renditjen specifike të UEFA-s tani ndodhemi në vendin e 40-të midis 53 ekipeve kombëtare që aderojnë në konfederatën kontinentale, ndërkohë një muaj më parë ishim në vendin e 41-të.
Përsa u përket kundërshtarëve tanë në eliminatoret e Kampionatit Europian, Franca ndodhet në Top-10 më të mirat e botës, por duke zbritur një vend, tani e 8-ta (e 7-ta në UEFA).
Rumania, kundërshtari ynë i parë zyrtar, ndodhet në vendin e 32-të (+4 vende në FIFA, e 18-ta në UEFA), Bosnja në të 47-n (+2 vende në FIFA, e 27-ta në UEFA), Bjellorusia në të 80-n (-1 vend në FIFA, e 39-ta në UEFA) dhe Luksemburgu në vendin e 124-të (+2 vende në FIFA, i 47-ti në UEFA).
GRUPI D ELIMINATOR
EURO 2012
8 Franca 1077 -1
32 Rumania 798 +4
48 Bosnja 642 +2
80 Bjellorusia 404 -1
83 Shqipëria 389 +13
126 Luksemburgu 198 +2
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 31 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili