Diana pozon për "Sherri Hill"

Përfaqësueses së Kosovës në garën botërore të bukurisë "Miss Universe 2012", Diana Avdiut, po i ecën mbarë karriera në modelim. Ajo ka pozuar për koleksionin e fustaneve të shtëpisë së modës "Sherri Hill".
Në mbrëmjen finale të "Miss Universe 2012", të zhvilluar gjatë kësaj jave në Las Vegas, Avdiu arriti deri në top 16-tëshe. Ajo ka fituar edhe titullin Miss Fotozhenia, që përveç shumë mundësive, ofron edhe kontratë me "Trump Models". /Indeksonline/