E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kelly Osbourne thyen bërrylin

Kelly Osbourne ka thyer bërrylin e saj pasi është përpjekur që ta ndaloj qenin e saj të kapet me qenin e Sharon’it.

Bukuroshja 25 vjeçe ishte në shtëpi të prindërve gjatë vikendit kur ajo ishte involvuar në betejën e qenve e cila i ka kushtuar asaj me një vizitë në spital.

“Kam thyer bërrylin këtë vikend...për t’i rënë trup tregimit jam përpjekur ta ndal qenin tim të kapet me qenin e nënës gjë që ka rezultuar me thyerje”, ka shkruar ajo në faqen e saj në Twitter.

Ylli i televizionit ka pranuar se lëndimi i ka shkaktuar asaj shumë stres dhe nuk mund të besoj se sa shumë i kishte dhimbur thyerja.

“Ishte dhimbja më e madhe që kam ndjerë ndonjëherë në dorë”, ka shkruar ajo në Twitter.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›