E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jennifer: Do të isha një grua e mirë

Jennifer Love Hewitt mendon se ajo do të luante për mrekulli gruan e mirë.

Aktorja, e cila kohëve të fundit është ndarë nga kolegu i saj nga filmi “Ghost Whisperer”, Jamie Kennedy, pas një viti dashurie – ndihet rehat se është beqare por dëshiron që të këtë fëmijë.

“Kjo është ajo çfarë jeta më ka ofruar dhe jam shumë mirë me këtë”, ka thënë JLH për gazetën “USA Today”. “E di dhe besoj me tërë qenien time se jam një partnere e mirë. Mendoj se jam një dashnore e mirë dhe mendoj se do të jem një grua e mirë. E di që dua që ti fal dashurinë time për dikë. E di që do të jem e madhe”.

“Jam shumë romantike. Emri i im i mesëm është Love. Pushimet për Ditën e Valentinit janë më të mirat. Dëshiroj të kem familje dhe fëmijë. Jam e mirë edhe në komeditë romantike, thotë ajo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›