E Diel, 1 Nëntor 2026

Treni del nga binarët, së paku tetë të vdekur

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën kur një tren doli nga binarët në jug të Parisit, njoftoi televizioni BFM, duke iu referuar burimeve policore.

Treni ndërurban, i cili shkonte nga Parisi për në Limogue, doli nga shinat rreth orës 18 të së premtes, kurse sipas medieve lokale, në të në atë moment ishin duke udhëtuar 370 udhëtarë.

Mediumet transmetojnë se nëpër vagonë ka edhe udhëtarë të ngujuar dhe se zjarrfikësit po bëjnë përpjekje të mëdha për t’i nxjerrë ata.

Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen./Indeksonline/   

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›