Digjet një aeroplan i parkuar, mbyllet Heathrow në Londër
.jpg)
Aeroporti kryesor dhe më i madh i Londrës, ai Heathrow ka mbyllur sot përkohësisht të dy shtigjet për aterrime dhe fluturime, pasi një aeroplan i parkuar i kompanisë Ethiopian Airlines u përfshi nga flakët. Të plagosur eventualë tahs për tash nuk raportohen, kurse aeroplani që shpërtheu në flakë është i tipit 787 dreamliner i prodhuesit amerikan Boeing, raporton agjencia e lajmeve AFP.
Heathrow është aeroporti më i madh në Evropë, ndërsa mbyllja e tij u bë rreth orës 16:30 minuta sipas kohës britanike (17:30 sipas kohës sonë).
Në janar të këtij viti Boeing urdhëroi që të ndërpriten të gjitha fluturimet me tipin e aeroplanit të saj 787 dreamliner shkaku i vështirësive me bateri. Në një incident të janarit, zjarri u paraqitr në baterinë e aeroplanit të parkuar. Më pas prodhuesi në aeroplanët dreamliner vendosi bateri të reja, kurse fluturimet rinisën në muajin prill, raporton BBC./Indeksonline/