Socialistë të Shkodrës, bashkohen me LSI-në

Një grup scialistësh largohen nga dega e kësaj partie në Shkodër dhe bashkohen me Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Sipas zyrës së shtypit të LSI-së Edip Shiroka, ish kryetar i PS-së në këtë qytet, Nikolin Dedëvukaj, ish kandidat i Partisë Socialiste dhe Mira Kozmai, këshilltare e PS-së në bashkinë e Shkodrës tashmë janë pjesë e Lëvizjes Socilaiste për Integrim.
Ata kanë deklaruar se largimi i tyre është dhe një shenjë e distancimit nga dhuna e ushtruar nga kryetari i PS-së në demonstratën e 21 janarit dhe nga “bandat e Edi Ramës”.