E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama në panik prej një beteje që e ka humbur akoma pa e filluar

11-04-2011 / Nga Sejdi Peka

Zgjedhjet e 8 Majit që po afrojnë, thënë për hir të së vërtetës, po e gjejnë Partinë Socialiste të papërgatitur dhe ne nje krize si asnjëher tjetër në këto vite të Shqipërisë postkomuniste. Në këto zgjedhje kjo forcë politike shkon e lodhur dhe e cfilitur në një luftë të brendshme të shpallur. Brenda strukturave ka një pakënaqësi të tejskajshme për denigrimin maksimal që Edi Rama u adresoi 20 mijë komisionerëve të kësaj force politike që u angazhuan në zgjedhjet e 28 Qershorit si formacioni më i besueshëm i socialistëve. Duke i akuzuar në mënyrën më skandaloze si “njerëz të shitur tek Berisha”, ai i ka dhënë një goditje dërmuese pjesës më vitale të anëtarësisë së kësaj force politike. Vendin e militantëve që nga themelimi i saj e kanë zënë përkrahësit e Ramës dhe pinjollët më të thekur të kastës së kuqe enveriste, të bijtë e atyre që kanë kryer krime të llahtarshme kundër popullit për afro një gjysmë shekulli diktaturë komuniste. Një standard politik i tillë konfirmohet me faktin se numri dy në Partinë Socialiste është zgjedhur pikërisht Gramoz Ruçi, ish-Ministri i Sigurimit komunist të Ramiz Alisë. Elektorati socialist është tërësisht i zhgënjyer nga maskarada e Edi Ramës me protesta të organizuara pa asnjë motiv se “na kanë vjedhur votat”. Me gënjeshtra të njëpasnjëshme se “do ta rrëzojmë sot dhe do ta rrëzojmë nesër Saliun” dhe tani me sloganin se “fajet i ka Saliu”, është bërë më qesharak se Nastradini. Duke i tërhequr zvarrë anëtarët e simpatizantët e PS për afro dy vjet protesta me qëllim destabilizimin e vendit, për të shkuar në demonstratën e 21 Janarit në tentativën e dështuar për të përsëritur në Shqipëri edhe njëherë tjetër revolucionin bolshevik të vitit 1997, tregoi se mbetet në mentalitet të trashëguar si i biri i një krimineli të diktaturës që pa hezitim i vuri litarin në grykë në pragun e lirisë me 10 Gusht 1988 poetit disident antikomunist Havzi Nela. Që në krye të tentativës, demonstrata e 21 Janarit ishte e paligjshme, se askund në “ligjin për tubimet”, nuk parashikohet që policia e shtetit të marrë përsipër të ruajë rendin në rastin e demonstratave. Demonstratat janë një ndërmarrje bolshevike marksiste për marrjen me dhunë të pushtetit dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me tubimet me kërkesa demokratike. Pikërisht këtu qëndron neglizhenca e qëllimshme e organeve të drejtësisë në zbatimin e ligjit, që nuk ka dërguar përpara ligjit Edi Ramën, Gramoz Ruçin, Skënder Gjinushin dhe organizatorët e kësaj tentative për grusht shteti.
Një handikap tjetër i Edi Ramës në rrugën pa krye të opozitës është edhe sulmi kundër institucioneve ndërkombëtare që monitorojnë Shqipërinë në rrugën e vështirë të demokracisë. -“Shkoni dhe hyni në shtëpitë tuaja” - kërcënon i sëmuri psiqik i PS ambasadorët e vendeve demokratike të Europës dhe Amerikës. Duke deklaruar se do t’i bojkotonte zgjedhjet e 8 Majit, ky njeri i papërgjegjshëm çfarë pështyn sot, e lëpin nesër. Vetëm ndërhyrja e vendosur e institucioneve ndërkombëtare e detyroi Edi Ramën që të pranojë në momentet e fundit që parashikonte kodi zgjedhor shkuarjen në zgjedhjet e 8 Majit. Në momentet e fundit do të deklaronte kandidimin për në Bashkinë e Tiranës, i përfshirë nga frika dhe paniku i humbjes. Nga ana tjetër, ai gënjen ditën për diell në një përpjekje të dështuar se ai në të vërtetë ka dëshirën që të punojë për Tiranën. Duke i deklaruar zgjedhjet administrative të pushtetit lokal si zgjedhje politike, ai nëpërmjet karriges së Kryetarit të Bashkisë ëndërron si gomari në ëndërr karrigen e kryeministrit. Përsëri edhe njëherë tjetër, akoma pa ju tharë boja fletëve të votimit, populli i Tiranës do të hynte sipas skenarit të Ramës në zgjedhje për një kryetar tjetër bashkie për Kryeqytetin. Nuk mundem të ndalem që të paraqes në këtë shkrim të shkurtër,atë kaos dhe betonizim të hapësirave publike në favor të karteleve të ndërtimit,ndotje të pashembullt të ambientit, ndërtimet pa kriter, një Kryeqytet pa asnjë plan urbanizimi që nuk ka shembull në botë. Që nga viti 2005, Tirana nuk ka patur Kryetar Bashkie në detyrë. Ai ka munguar me ditë të tëra dhe me javë pa shkelur në zyrën për të cilën paguhet. Që në zgjedhjet e 2007 në zgjedhjet për pushtetin lokal, Edi Rama do të kishte humbur Bashkinë e Tiranës sikur mos t’i vinin në ndihmë çertifikatat e lëshuara nga njësitë bashkiake për militantët e PS që vërshuan në qendrat e votimit duke votuar disa herë nga i njejti person. Prandaj i shikon me tmerr Gramoz Ruçi kartat e identitetit, që i kanë shkurtuar përfundimisht mundësinë e manipulimit të majtës ish komuniste.
Edhe përpjekja e Edi Ramës për të paraqitur një “mutacion” ashtu si quhet shkencërisht në karakterin e tij përvers, se gjoja ka ndryshuar në mundësinë për të krijuar familje dështoi për keq. Ai shkatërroi paturpësisht dhe në të pabesë një familje tjetër që kishte lidhje shoqërore me atë njeri që i mori gruan në mesomoshë, gjoja për të përmirësuar imazhin e nxirë përpara opinionit por e ka sterrosur akoma më keq. Ngjan me Tezeun e Athinës së lashtë “një burrë i pabesë që i linte gratë në mes të rrugës”. Ky njeri që ka braktisur njëra pas tjetrës duke i nxjerrë në mes të rrugës disa gra, nuk mundet të jetë i besueshëm se diçka të mirë do të bëjë për qytetarët e Tiranës. Prandaj edhe bëhet qesharak në thirrjet në këtë fushatë elektorale se njerëzit “duke votuar për Ramën, do të votonin për të ardhmen e fëmijëve të tyre”. A mundet vallë të gënjehen qytetarët e Tiranës nga një hipokrizi e tillë? Po një njeri që nuk ka menduar për djalin e vet dhe e ka lënë që të vdiste nga uria, duke i mohuar edhe kafshatën e gojës, si mundet të ketë ndjenja njerëzore për fëmijët e qytetarëve të Tiranës? Në të gjitha pikëpamjet është një maniak i sëmurë për t’u pasuruar me hajdutëri dhe afera korruptive, ndërkohë konsiderohet si njeriu më i pasur i Ballkanit. Të lodhur nga një handicap i tillë, janë të gjitha këto arsye se qytetarët e Tiranës e kanë lënë në vetminë e tij Edi Ramën dhe me 8 Maj me një votë demokratike do ta largojnë nga Bashkia vendosmërisht të sëmurin psiqik të Partisë Socialiste që e ka humbur betejën elektorale akoma pa filluar.
             

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›