E Shtunë, 31 Tetor 2026

8 Maj prova e zjarrit per PBDNJ e MEGA

Minoriteti Zgjedhjet lokale do te nxjerrin edhe perfaqesuesit e vertete te grekeve te Shqiperise

Per here te pare ne keto zgjedhje vendore votuesit e komunave te banuara ne shumice nga popullsi e minoritetit grek ne Jug te vendit do te duhet te mendohen dy here per ata qe do te duhet te vene ne krye te komunave te tyre. Me 8 maj ata do te zgjedhin duke bere diferencen mes djemve te tyre te nje gjaku e kombesie por qe zbresin ne garen zgjedhore me sigla te dy partive PBDNJ dhe MEGA. Ne komunikimin zgjedhor me zgjedhesit kandidatet dhe kryetaret e tyre jane pare te ngrene cdo dite e me teper tonet ne pretendimin se cila prej te dyjave eshte perfaqesuese dhe mbrojtese e vertete e interesave te grekeve te Shqiperise. Megjithese kreu i PBDNJ-se Vangjel Dule u deklarua se do te dale i vetem ne keto zgjedhje si shprehje e pakenaqesise ndaj Aleances per te Ardhmen qe e preu ne bese duke caktuar kandidature te veten perballe Bollanos se tij ne Himare lideri i ketij koalicioni Edi Rama ia shpagoi duke ia lene te lira partise se Dules te gjitha komunat e ne zonen e minoritetit ne nenprefekturen e Sarandes. Me pak perjashtime te njejtin kurs dhe strategji ruajti edhe Aleanca per Qytetarin ne raport me partine me baze edhe me te paster etnike partine MEGA te Kristaq Kicos. Kjo ka bere qe siglat e PS dhe PD te jene pothuaj te padukshme ne konkurrimin per kryetare te komunave ne Finiq e Mesopotam ne Dhiver e Livadhja qe eshte komuna me e madhe me shumice minoritare.

Ne keto komuna kandidatet qe garojne ose i perkasin PBDNJ-se ose MEGA-s. Keshtu ne Finiq Ziso Lluci i MEGA-s eshte perballe Sokrat Spiros se PBDNJ-se ne Mesopotam Themistokli Kaishi i PBDNJ-se ka perballe Jorgo Sterjon e MEGA-s ne Dhiver Petro Bereti i MEGA-s do te garoje me Sokrat Kalcunin e PBDNJ-se dhe ne Livadhja Irodhi Dalani do te perballet me Ilia Kalivjotin e MEGA-s. PS e PD jane vetem prapa e ne mbeshtetje te ketyre kandidateve qe i perkasin ose njeres ose tjetres parti te minoritetit grek. Perjashtim ben vetem Komuna e Alikos ku siglen e PD-se e mban kreu aktual i kesaj komune Ilia Thanasi i cili gjeti azil politik ne partine e Berishes pas braktisjes qe i beri PBDNJ-se se Dules per te cilen tha ne celje te turit elektoral se nuk i mban njerezit e afte e me kapacitete por i hedh ata pasi Dule preferon te rrethohet nga medioker.

Kjo deklarate publike e tij ne shitje te PBDNJ-se nuk ka ndikuar thuaj aspak qe te zbutet antagonizmi mes Ilia Thanasit dhe kandidatit Kristo avo te perzgjedhur per Alikon nga partia MEGA. Zyra elektorale e Kristo avos gjendet balle per balle me seline e komunes te cilen ai synon. Sfiden e ka sidomos me kryekomunarin ne detyre Ilia Thanasi pasi kandidatin Kritso Kaishi qe zbret PBDNJ ne tapetin elektoral 2011 per Alikon ai thote se nuk e perfill ne kapacitetet dhe ne cilesite morale. Pra mbetet qe lufta me e nxehte ne Komunen e Alikos te behet mes njerezve qe mbajne siglen PD e MEGA-s dy parti qe ne komunat e tjera minoritare i gjen te shkrira perballe aleances se majte. Kjo eshte vecoria e kesaj gare zgjedhore ne Aliko.

Nje perjashtim edhe me i plote nga toleranca e te medhenjve te politikes shqiptare eshte beteja per Himaren. Per bashkine e ketij qyteti qe e kane nxehur proceset zgjedhore ne keto 20 vjet qofshin ato parlamentare apo vendore jane prezente dy partite me rrenjet ne minoritetin grek PBDNJ e MEGA por edhe PS e PD. Krahas Vasil Bollanos se PBDNJ-se qe kerkon nje mandat te trete dhe Dhimiter Llazarit te MEGA-s qe rikthehet edhe nje here ne gare pas humbjes ne vitin 2007 jane ne gare edhe kandidatet nen siglen e PD dhe PS. Sfida zgjedhore ketu eshte me te gjitha ngjyrimet e mundshme politike e per rrjedhoje edhe me e forte. Ndersa ne shumicen e komunave minoritare ne Jug te vendit perballja zgjedhore do te jete si nje prove zjarri per PBDNJ e MEGA. Leximi i rezultatit te 8 majit do te sherbeje si nje test per te pare mbeshtetjen e vertete qe gezon mes minoritareve secila prej ketyre partive qe prej me shume se nje viti vazhdojne polemikat se kujt i takon perfaqesimi i interesave te minoritetit grek ne Shqiperi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›