Koka Profesioni si inxhinier ndertimi me ndihmon te kuptoj problemet e njesise
Erion Koka eshte kandidati i Partise Socialiste ne njesine bashkiake numer 7 ne kryeqytet pas drejtimit nga nje tjeter socialist ne kete minibashki te rendesishme. Koka thekson se nje nga arsyet e rendesishme qe e shtyu te kandidonte ishte angazhimi i tij i hershem ne strukturat e PS-se. Nga ana tjeter Erion Koka thekson se profesioni i tij si inxhinier ndertimi e ndihmon per te pasur sukses ne sfidat qe paraqet njesia numer 7 e cila ne pjesen derrmuese te saj pret procesin e urbanizimit. Po keshtu Koka vlereson kontributin qe kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama ka dhene ne kete zone dhe thekson se do te vazhdoje ta permiresoje infrastrukturen ne kete minibashki.
Cilat jane arsyet qe ju shtyne te merrnit vendimin per te kandiduar ne njesine bashkiake nr.7
Nje nga arsyet kryesore qe me shtyu te kandidoja ishte angazhimi im politik prej shume vitesh ne Partine Socialiste. Po keshtu arsye tjeter ishte njohja ime me zonen pasi prej shume vitesh kam punuar si inxhinier brenda kesaj njesie ku kam ndertuar vepra te ndryshme te fushes time qe perfshijne pallate dhe banesa po keshtu edhe nje qender tregtare. E njoh zonen shume mire dhe po keshtu banoret me njohin shume mire qe prej kohes qe kam qene student. Keshtu nga viti 1996 jam vendosur ketu dhe nuk jam larguar prej kesaj zone. Kjo eshte nje zone me te cilen jam lidhur shume e njoh me detaje njoh problematiken si nga ana e infrastruktures edhe nga ana demografike. Po keshtu kam nje njohje te thelle per sa i perket problematikave qe hasin grupe te ndryshme komunitetesh sipas nivelit arsimor dhe profesional qe kane. Per sa i perket angazhimit tim une kam ambicien te jem pjese e ndryshimeve qe po ndodhin ne Tirane si nje metropol qe po zhvillohet me nje shpejtesi shume te madhe. Une dua te jem pjese e ketij ndryshimi dhe zhvillimi ne Tirane dhe kontributi ne kuader te kryetarit te minibashkise me duket nje hap i duhur drejt kesaj ambicieje. Nga ana tjeter drejtimi i njesise vendore numer 7 me duket edhe nje kontribut i rendesishem politik ne kuader te angazhimit tim te hershem me PS-ne dhe e mendoj si nje shtrat te mire ne rrugen time politike.
Si e keni shkrire ambicien tuaj per te kontribuar per Tiranen ne programin qe po paraqisni per zhvillimin e kesaj njesie bashkiake
Zona jone ka marre nje zhvillim te madh dhe ka pasur vemendjen e kryetarit te Bashkise se Tiranes Edi Rama. Kjo eshte finalizuar edhe me parkun tek ish-Fusha e Aviacionit pasi tani pritet te quhet edhe Parku 1-kilometersh. Po keshtu eshte bere edhe infrastruktura ne pjesen e lumit Lane. Ne kete kuader ambicia ime eshte qe kete infrastrukture ta zhvilloj edhe me tej. Po keshtu pasion te vecante kam edhe pjesen e urbanizimit te qytetit sidomos te pjeses informale qe ne kemi e cila ndodhet ne nje pjese te konsiderueshme te kesaj zone dhe kjo eshte nje nga prioritetet e mija kryesore. Jam shume i lidhur me komunitetin kryesisht verior te kesaj zone te njesise e cila ende ndodhet e paurbanizuar i kam ndihmuar ata ne tere problematikat e tyre dhe gjithashtu me jane gjendur prane. Normalisht dua ti ndihmoj keta njerez dhe te jem prane tyre ne cdo lloj problemi qe do te kene. Per sa i perket pjeses se urbanizuar tashme pjese e planit tim jane shtimi i hapesirave te gjelbra po keshtu ka nevoje per rikonstruksion te kendeve te lojerave per femijet dhe per moshat e treta te cilat ndonese jane ndertuar ne pjese te vecanta edhe jane shkaterruar si pasoje e papergjegjshmerise se disa njerezve. Po keshtu planifikoj hapjen e qendrave per femijet ne kemi dy-tre qendra ne kete njesi por mendojme ti shtojme ato edhe me shume pasi mendojme se duke qene se gjysma e zones eshte informale ne pretendojme se me pas me urbanizimin e saj do te kete nje shtim shume te madh te numrit te popullsise. Ne pretendojme qe mund te shkojme edhe me shume se 100 mije banore ne kete njesi. Keshtu eshte e nevojshme qe te marrin masat dhe te shtojme sherbimet sociale sic jane cerdhet kopshtet shkollat etj.
Nese neser ju do te jeni ne zyren e kryetarit te kesaj minibashkie cila do te jete puna dhe projekti i pare qe do te filloni te beni
Do te doja qe fillimisht te beja nje studim timin bashke me stafin qe une kam por edhe me grupet e interesit qe ndodhen ne zone. Mund te them qe kam nje enderr timen te angazhoj ne jeten publike te njesise njerez te profesioneve dhe moshave te ndryshme. Ne kete kuptim jane shume grupe interesi qe dua te angazhoj brenda ne vendimmarrjen e njesise bashkiake. Nese dua te arrij kete atehere duhet te kem nje studim per te gjithe zonen dhe mbas ketij studimi duhet te filloj realizimin e objektiva te mija qe lidhen me shtimin e siperfaqeve te gjelbra me urbanizimin e zones dhe me zhvillimin e biznesit ne zone kryesisht ate te voglin duke qene se aty bazohet edhe nje pjese e mire e mireqenies se pjeses se mesme te shoqerise tone. Ashtu sic edhe e thashe me siper kam nje prioritet absolut te ingranoj qytetaret ne vendimmarrjet e rendesishme te kesaj njesie.
Cili eshte mendimi juaj per kandidatin qe keni perballe ne kete zone elektorale
Duke qene se jam marre shume me politik kandidatin qe kam perballe gjithmone e vleresoj maksimalisht per ate cfare ai mund te jete per ate cfare ai mund te perfaqesoj. Une kam bere edhe do te beje ne kete sfide llogarite e mija. Ne aspektin profesional une kam mendimin se jam me i lidhur me zonen. Duke qene se jam inxhinier ne fushen e ndertimit mendoj se kam avantazh sepse kjo zone ka shume nevoje per nje njeri qe e njeh infrastrukturen dhe kete lloj problematike sic eshte urbanizimi etj. Te gjitha keto procese lidhen me profesionin tim dhe praktikisht nuk kane te bejne me profesionin e kandidatit perballe. Une jetoj prej shume e shume vitesh ne kete zone dhe femijet e mi praktikisht jane lindur dhe rritur ketu duke krijuar keshtu nje lidhje te madhe me banoret e kesaj zone. Nga ana tjeter di qe kandidati perballe ka bere lejen e banimit dy muaj me perpara ne kete zone dhe kjo me duket paksa joetike. Mendoj se ai eshte thjesht nje kandidat i importuar.