lirim Gjata Te behet shpejt reforma zgjedhore te eliminohen defektet
Nje veshtrim i pergjithshem mbi zgjedhjet e 8 majit qe ende jane ne proces. Ish-kryetari i KQZ-se lirim Gjata jep pershtypjet e tij per administrimin e zgjedhjeve ne te cilat sikurse shprehet ai u verifikuan probleme te ndryshme nga ato qe u parathane ne fushate.
Z. Gjata si njohes i ligjit zgjedhor dhe ish-drejtues i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve cili eshte gjykimi juaj per procesin aktual te 8 majit
Pyetjes suaj duhet ti pergjigjem nen nje veshtrim te shpejte pasi eshte shume heret per te folur per zgjedhjet rezultatet kryesore tani qe po flasim nuk kane dale ende dhe mund te kete ngjarje qe do te na detyronin te nderronim pershtypjet per procesin. Megjithate pikerisht nen kete veshtrim procesin zgjedhor do ta ndaja ne tre momente
- I pari ai parazgjedhor ose fushata me nje politike te qete dhe nje militantizem pak te dhunshem te panevojshem sigurisht por qe gjithsesi nuk shkaktoi ngjarje te renda dhe nuk ndikoi fushaten. Kryesore dhe risi ne kete fushate ishte fakti qe palet ne gare u drejtuan me koshience dhe ndonjeri edhe u terhoq edhe zvarre drejt problemeve te administrimit te komunitetit duke e lene politiken ne plan te dyte. Mendoj se teza per trajtimin politik te fushates nuk se zuri shume vend. Projektet qe u paraqiten ishin pershtypese.
- Momenti i dyte eshte ai i dites se zgjedhjeve. U perhapen shume zera te frikshem qe do te kishte probleme deri ne prishje te zgjedhjeve ate dite. Madje do te thosha qe te gjithe syte ishin drejtuar nga komisionet e qendrave te votimit si rralle ndonjehere. Qe nga koha kur votat numeroheshin ne QV keto komisione nuk kishin pasur kete vemendje dhe rendesi. Kjo sepse nese procesi i votimit shkonte ne rregull zgjedhjet ishin te shpetuara sepse numerimi nuk e prish dot procesin vetem e vonon. Po spati votim nuk ka as numerim. Por rezultoi e kunderta. 8 maji do te mbahet mend si nder ditet me te qeta zgjedhore keto 20 vjet.
Ne fakt dita e votimeve ka qene pergjithesisht e qete ne proceset zgjedhore...
Po gjithcka shkoi mire me nje pjesemarrje te gjere dhe problemet ishin te tilla sa nuk sollen asnje ndikim sado te vogel mbi procesin ose venien ne dyshim te ndonje elementi te tij. Megjithese eshte shpejt nuk permendet votimi familjar nuk pati probleme me kartat dhe ceshte me e rendesishmja nuk pati as probleme me listat zgjedhore aq te perfolura ne fushate. Nga pervoja ime ne zgjedhje me rezulton se pikerisht per problemet qe behet zhurme ne fushate nuk ndodhin ne zgjedhje. Kjo nuk do te thote se nuk lindin probleme te reja. Politika jone ka shume fantazi ne kete drejtim.
Po per sa i perket numerimit
Momenti i trete i cili eshte ende i hapur eshte ai i numerimit. Nese ka pasur nje te mire numerimi i perqendruar eshte ai qe u be shume i perqendruar d.m.th. nuk numerohet me ne njesite zgjedhore pra ne 384 njesi por vetem ne 66 vendnumerime te perqendruara ne zona kryesisht urbane dhe te kontrolluara. Dhe vini re ku jemi me vonese vetem ne Tirane Durres Shkoder e ndonje bashki tjeter te madhe. Por nuk ka probleme te medha teknike ne numerim qe do te sillnin pavlefshmeri te shumta sic ndodhte me pare ne zonat e thella rurale deri me ngjarje dhune. Mendoj se i vetmi problem dhe kuptohet i demshem per standardet eshte ai i voneses sidomos ne keto bashki qe permendem. Kjo kerkon nje reforme te shpejte per zgjedhjet e ardhshme sepse eshte nje problem qe mund te zgjidhet lehtesisht dhe madje jam optimist qe po u perdoren forma te reja te numerimit te perqendruar ne zgjedhjet e ardhshme rezultati do te jete i mbyllur te pakten te henen ne darke pas votimit.
- Edhe nje gje te fundit. I vetmi moment absurd ne kete proces eshte ai i bllokimit te procesit te numerimit vende-vende. Pervecse absurde kjo eshte edhe qesharake sepse numerimi i perqendruar madje shume i perqendruar keshtu sic eshte pikerisht kete ka te mire sigurimin e kutive me vota dhe pamundesine per prekshmerine e tyre. Kutite aty jane do te numerohen se sben. Nuk ka ku te shkojne pa u numeruar. Po nuk u numeruan ne vendnumerim do te numerohen ne KQZ dhe po nuk u numeruan aty do te numerohen ne Kolegjin Zgjedhor. Prandaj eshte budallallek te bllokosh numerimin. Ne mos sot do te numerohen neser por do te numerohen.