E Diel, 1 Nëntor 2026

Permiresohet situata nga reshjet Olli ne abc news Probleme vetem ne disa zona

Pushimi i reshjeve te shiut ka përmirësuar situatën nga përmbytjet. Kështu ka konfirmuar në studion e abc news Drejtori i Përgjithshem i Emergjencave Civile, Alfred Olli. Sipas tij situata nga përmbytjet është normalizuar dhe familjet janë rikthyer në banesat e tyre në Shkodër. Zonat më problematike sipas tij janë në Vlorë, Fier dhe Shkodër.

Në zonën e Shkodrës, problematikë ka vetëm në fshatrat Obot dhe Dajc. Uji është tërhequr nga pjesa më e madhe e tokave, por ende disa shtëpi janë të izoluara.

Edhe në Durrës ka përmirësim të dukshëm të situatës. Disa nga familje që ishin evakuuar janë rikthyer në banesa. Prezencë të ujit ka ende vetëm në Porto Romano dhe në Shkozet.

Në Fier, Gjanica vërshoi gjatë natës vetëm për dy orë dhe më pas u tërhoq. Dëmtime ka patur në disa banesa dhe biznese në lagjen “1 Maji”, në lagjen Konferenca e Pezës dhe Liria.

Në Vlorë ujërat e Vjosës u larguan pas afro 40 orësh, por megjithatë ka prezencë uji. Specialistët thonë se duhen edhe disa orë që në këtë zonë të kthehet normaliteti.

Kurbin, reshjet përmbytën dhjetëra fshatra, situata drejt përmirësimit
Reshjet e ditëve të fundit nuk kaluan pa prekur zonën e Krujës dhe të Kurbinit. 
Dhjetëra fshatra u përmbytën dhe pasojat ishin të rënda.
Nuk pati banesa të përmbytura, por akset rurale u bënë të pakalueshme.
Kjo gjendje vazhdoi për dy ditë me radhë, ndërsa shihet përmirësim i situatës.
Nga vendorët thuhet se po punohet për t’u ardhur në ndihmë familjeve të dëmtuara nga kjo përmbytje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›