E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zevendes Ndihmes Sekretaren e Shtetit: Berisha, mik i SHBA

Shqiperia do te ofroje strehim per 210 persona te grupit Mojahedin-e-Khalq, MEK. Ata ndodhen ne Kampin “Liria”, ne Irak dhe strehimi i tyre ne vendin tone do te behet per arsye humanitare. Kjo behet e ditur nga njoftimi zyrtar i Keshillit te Ministrave pas takimit qe kryeministri Sali Berisha beri dje me Zevendes Ndihmes Sekretaren e Shtetit, Barbara Leaf, pergjegjese per Ceshtjet e Lindjes se Afert, e cila shoqerohej ne kete takim nga Perfaqesuesi i Posacem i Sekretarit te Pergjithshem te Organizates se Kombeve te Bashkuara per Irakun, Ambasadori Martin Kobler dhe perfaqesues te Komisionerit te Larte te Organizates se Kombeve te Bashkuara per Refugjatet (UNHCR), Zevendes ambasadori amerikan ne Tirane, Henry V. Jardine, si edhe diplomate te Ambasades se SHBA-ve ne Tirane. UNHCR u ka dhene disa rezidenteve te Kampit “Liria”, statusin e refugjatit dhe po bashkepunon me qeverine shqiptare per tu gjetur atyre zgjidhje te sigurt, te garantuar e humane. Nga ana e tij, kryeministri Berisha i theksoi Zevendes Ndihmes Sekretares se Shtetit Leaf, se sikunder iu premtua Sekretares se Shtetit Clinton, gjate vizites se saj historike ne Tirane dhe qeverise se SHBA, qeveria shqiptare eshte e gatshme dhe po merr masa per tw ofruar strehim per arsye humanitare per nje numer te kufizuar prej 210 personash, te cilet jane te mirepritur dhe do t’u krijohen te gjitha kushtet per nje strehim te sigurt ne Shqiperi, ne perputhje te plote me te drejten nderkombetare dhe ligjet e vendit. Nga ana e saj, Zevendes Ndihmes Sekretarja e Shtetit e Shteteve te Bashkuara, e falenderoi perzemersisht Kryeministrin Berisha duke vleresuar lidershipin qe ai po deshmon edhe per kete ceshtje, si nje mik i vertete i SHBA-ve. Nga ana e tij, Ambasadori Martin Kobler i shprehu Kryeministrit Berisha mirenjohjen me te thelle te tij dhe te Sekretarit te Pergjithshem e Organizates se OKB-se, si per bujarine qe qeveria shqiptare po deshmon ne kete rast edhe per faktin qe Shqiperia po u tregon vendeve te tjera nje shembull te shkelqyer te bashkepunimit te ngushte e te suksesshem nderkombetar, ne emer te vlerave te jetes e te humanizmit. Gjithashtu, kryeministri Berisha shprehu kenaqesine e vecante per viziten qe beri ne Tirane, Zevendes Sekretarja Leaf dhe ambasadori Kobler, duke e konsideruar kete vizite te rendesishme si nje kontribut dhe nje shprehje tjeter e bashkepunimit te ngushte e te shkelqyer me SHBA-te, me OKB dhe agjencite e rendesishme te saj. Ndersa zevendes Ndihmes Sekretarja e Shtetit, Leaf, e falenderoi kryeministrin Berisha per pritjen e ngrohte e miqesore dhe i percolli atij pershendetjet me te perzemerta te miqve te perbashket nga Uashingtoni.

Mirepritja per strehimin ne Shqiperi

Qeveria shqiptare eshte e gatshme dhe po merr masa per tw ofruar strehim per arsye humanitare per nje numer te kufizuar prej 210 personash, te cilet jane te mirepritur dhe do t’u krijohen te gjitha kushtet per nje strehim te sigurt ne Shqiperi, ne perputhje te plote me te drejten nderkombetare dhe ligjet e vendit. Ambasadori Martin Kobler, i shprehu Kryeministrit Berisha, mirenjohjen me te thelle te tij dhe te Sekretarit te Pergjithshem e organizates se OKB-se si per bujarine qe qeveria shqiptare po deshmon ne kete rast edhe per faktin qe Shqiperia po u tregon vendeve te tjera nje shembull te shkelqyer te bashkepunimit te ngushte e te suksesshem nderkombetar, ne emer te vlerave te jetes e te humanizmit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›