E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli ne Spitalin Ushtarak Policet e gardistet mbrojten shtetin

Kryeparlamentarja Jozefina Topalli i cilesoi heronj punonjesit e Policise se Shtetit dhe Gardes se Republikes te cilet sipas saj mbrojten shtetin. Nga Spitali Ushtarak ku vizitoi efektivat e policise qe po marrin mjekim Topalli beri thirrje qe qytetaret te mos perfshihen ne organizime puciste te cilat ajo i cilesoi si te inskenuara nga Partia Socialiste. Sot jam ketu ne shenje solidarizimi me Policine e Shtetit me punonjesit e gardes. Ata jane heronj Kam ardhur ketu per tu solidarizuar me keta heronj dhe per ti thene Edvin Rames pavaresisht se skenari i pucit te shtetit nuk ka perfunduar ende ai nuk mund te rrezoje qeverine e ligjshme me dhune. Skenari pucist ende nuk eshte mbyllur por me heronj si keta dhe me cdo qytetar shqiptar qe nuk pranon dhunen nuk rrezon institucionet nuk rrezon pushtetin e ligjshem - tha Topalli. Gjate se premtes 17 punonjes te policise dhe gardes moren plage te renda. Nderkohe sipas njoftimeve zyrtare 100 efektive te tjere jane lenduar por pa rrezikuar jeten.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›