E Diel, 1 Nëntor 2026

Socialistët në PE, Hannes Svoboda: Jo më kontestime, Shqipëria të përgatitet për zgjedhjet e 2013-s

17-06-2011 / Gazeta 55

Zv/kryetari i grupit socialist në Parlamentin Evropian, Hannes Svobova, pohon se duhet gjetur një bazë konsensusi midis qeverisë dhe opozitës lidhur me integrimin europian dhe së dyti, duhet ristrukturuar dhe ribërë kodi elektoral. Kjo sipas tij, në mënyrë që gjërat që kanë ndodhur mos të ndodhim më ose të shkruhet qartësisht në Kushtetutë ose në ligjin elektoral, se ç’procedurë duhet të ndiqet nëse votat janë hedhur gabimisht në kutitë e gabuara. Sipas Svobodës, kjo për Shqipërinë, është shumë e rëndësishme, pasi asnjë proces zgjedhor në Shqipëri nuk ka qenë i pakontestuar. E duke përmendur faktin se në Shqipëri do të zhvillohen së shpejti zgjedhjet e përgjithshme, që janë edhe më të rëndësishme se zgjedhjet lokale, Svoboda shtoi se ajo duhet të realizojë një proces zgjedhor që të jetë i lirë, i ndershëm i pa kontestuar dhe i pranuar nga të gjithë. “Kështu duhet të jenë zgjedhjet e 2013 në Shqipëri”, tha ai. Në fund, ai tha se vendimet duhet të merren në përputhje me kornizën ligjore dhe Kushtetutën e Shqipërisë. “Të gjitha autoritetet qofshin këto gjyqësore apo jo, duhet t’i përmbahen në mënyrë strikte legjislacionit, Kushtetutës dhe nëse është kështu, atëherë vendimi duhet të pranohet nga të gjithë”- thotë më tej zv/kryetari i grupit socialist në Parlamentin Evropian, Hannes Svoboda.

A mendoni se është koha për Shqipërinë që t’i japë fund kulturës politike të kontestimit të rezultatit të zgjedhjeve dhe të vazhdojë një proces normal politik?
Ka dy elementë të rëndësishëm për Shqipërinë. Së pari, duhet gjetur një bazë konsensusi midis qeverisë dhe opozitës lidhur me integrimin evropian, dhe së dyti duhet ristrukturuar dhe ribërë Kodi Elektoral, në mënyrë që gjërat që kanë ndodhur mos të ndodhim më ose të shkruhet qartësisht në Kushtetutë ose në ligjin elektoral, se çfarë procedure duhet
të ndiqet nëse votat janë hedhur gabimisht në kutitë e gabuara. Për Shqipërinë, është
shumë e rëndësishme, pasi asnjë proces zgjedhor në Shqipëri nuk ka qenë i pakontestuar, ndaj kjo kulturë kontestimi duhet të marrë fund dhe të ekzistojë një Kod Zgjedhor i qartë dhe transparent. Këto janë dy elementet për të cilat qeveria dhe opozita duhet të bëjnë marrëveshje tani.

Ne kemi dëgjuar në fakt të njëjtin mesazh nga komisioneri Fyle dy ditë më parë, duke sugjeruar që të zgjidhen mosmarrëveshje dhe konflikte mbi proçesin zgjedhor, në mënyrë që situata të tilla të evitohen në të ardhmen. Pra bëhet fjalë për të ardhmen apo jo?
Po, pasi nuk ka kuptim që të vazhdojmë kështu. Në Shqipëri do të zhvillohen së shpejti
zgjedhjet e përgjithshme, që janë edhe më të rëndësishme se zgjedhjet lokale. Por duhet të keni të qartë, që Shqipëria të fillojë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian, duhet që së paku, një proçes zgjedhor të jetë i lirë, i ndershëm i pakontestuar dhe i pranuar nga të gjithë. Kështu duhet të jenë zgjedhjet e vitit 2013 në Shqipëri.

Brukseli insiston vazhdimisht për forcimin e pushtetit gjyqësor në Shqipëri. A mendoni se vendimet e këtij pushteti duhet të respektohen nga të gjithë?
Sigurisht që po. Por vendimet duhet të merren në përputhje me kornizën ligjore dhe Kushtetutën e Shqipërisë. Ky ka qenë vazhdimisht qëndrimi ynë. Të gjitha autoritetet
qofshin këto gjyqësore apo jo, duhet t’i përmbahen në mënyrë strikte legjislacionit, Kushtetutës dhe nëse është kështu, atëherë vendimi duhet të pranohet nga të gjithë.

Çfarë mendoni ju për mospasjen e një deklarate të përbashkët të takimit ndërparlamentar BE-Shqipëri?
Kur të pranishmit diskutojnë, kjo është diçka e mirë. Nëse në fund të takimit nuk ka një
deklaratë të përbashkët, kjo nuk është shumë e rëndësishme, pasi ajo mund të shërbejë si pretekst për një zënkë të re. Ajo për të cilën ka nevojë Shqipëria nuk janë zënka të reja, por shkëmbime idesh, diskutime dhe gjetje të një konsensusi.

A mendoni se socialistët në Shqipëri do të luajnë tashmë rolin e tyre brenda parlamentit shqiptar?
Shpresoj, që ata do ta bëjnë këtë, pasi Parlamenti është vendi ku debatohet, ku aprovohet
legjislacioni dhe ku të zgjedhurit e popullit mbrojnë interesat e tyre. Është e rëndësishme jo vetëm që të jesh prezent në parlamentin shqiptar, por edhe të punosh. Mazhoranca nga ana tjetër duhet të krijojë kushtet që të gjithë punojnë së bashku. Opozita mund të manifestojë, protestojë, ndoshta edhe me zë të lartë, por ata duhet të punojnë në Parlament.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›