E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Gripi A H1N1, situatë e qendrueshme

Situata gripale në vend është mjaft e qetë. Ky konstatim u bë prezent nga ministri i ri i Shëndetësisë Petrit Vasili, gjatë konferencës së tij të parë për shtyp pas emërimit në këtë detyrë.
“Situata është e qëndrueshme. Interesimi për çështjen është prioritar në nivelet më të larta të shtetit shqiptar, i gjithë informacioni që marrim në kohë reale dhe e analizojmë, është në dijeni dhe vëmendje të kryeministrit shqiptar Sali Berisha.”
Përsa i përket mbërritjes së vaksinës së këtij gripi, Vasili tha se ajo nuk është porositur ende.
“Nuk mund të porosim vaksinë gripi. Ne kemi rezervuar të drejtën për të blerë vaksina, kemi të gatshme fondet dhe kurdo që vaksina të jetë e mundëshme për t’u blerë ne do të operojmë me blerjen e saj.”
Ekspespertët e shëndetësise rekomandojnë që pavarsisht vaksinës kundër virusit A H1N1, qytetarët duhet të marrin vaksinën e gripit sezonal, e cila do të jetë në treg në fund të muajit shtator.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›