Socialistet, sot asnje aktivitet politik
Partia Socialiste ka anuluar cdo aktivitet publik diten e sotme ne respekt te familjes, te aferme e dashamiresve te deputetit Fatmir Xhindi. Lajmerimi eshte bere dje nga strukturat e selise roze. Partia me e madhe ne opozite tashme eshte e shokuar nga ngjarja e ndodhur pak dite me pare, ku humbi ne prag te zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare te 28 qershorit, deputetin e saj. Njezeri, socialistet kane denuar aktin kriminal dhe kane kerkuar nga strukturat perkatese zbardhjen sa me pare te ceshtjes qe tronditi opinionin publik. Ne ditet ne vazhdim Partia Socialiste do te intensifikoje qendrimin deri ne zbardhjen e plote te ngjarjes qe shkaktoi humbjen e nje figurave politike te kesaj partie.