E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla: "Drejtesia te shkoje ne vend"

Zyrtari i selise roze, Taulant Balla, ne reagimin ndaj ngjarjes se ndodhe mbremjen e se shtunes, ku mbeti i vrare deputeti i partise socialiste, Fatmir Xhindi, e ka cilesuar si nje ngjarje kriminale. "Shteti te marre masa sa me pare qe drejtesia te shkoje ne vend dhe qe te beje te mundur zbardhjen e kesaj vepre kriminale", u shpreh Balla. Duke komentuar mbi kolegun e tij, deputeti socialist u shpreh se Xhindi eshte shembulli model per parlamentin. Per sa i perket mundesise qe kjo veper te jete e lidhur me veprimtarine e tij si deputet, apo me angazhimin ne fushaten elektorale, deputeti socialist nuk ka dashur te hedhe teza dyshimi, por preferon te prese zbardhjen e ceshtjes nga policia e shtetit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›