Programi politik PS tryeze per te perndjekurit

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka akuzuar mazhorancën se nuk ka bërë asgjë për të lehtësuar plagët e ish-të përndjekurve politikë në Shqipëri. Kryesocialisti u shpreh se partia e tij ka një projekt për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë. Një deklaratë të tillë, kreu Rama e bëri gjatë tryezës së zhvilluar sot nga grupi i punës për të përndjekurit. Kjo tryezë ishte në vijim të konsultave të kësja partie me ekspertë dhe grupe interesi në funksion të hartimit të programit të ri politik të kësaj partie.