Pakistan, shpërthimi pranë xhamisë vret 22 persona

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në veriperëndim të Pakistanit. "Sulmi ndodhi në luginën Tirah, ku luftimet mes ushtrisë dhe grupit rebel shkaktuan të paktën 33 të vdekur, përfshirë 10 ushtarë, në mëngjes", tha një burim zyrtar, i cituar nga “AFP”-ja. Lugina ndodhet në rrethin Khyber, në kufi me Afganistanin. "Kamikazi hodhi veten në erë pranë hyrjes së xhamisë, kur besimtarët po dilnin nga ndërtesa pas lutjes së të premtes", tha Jamilur Rehman, një zyrtar i administratës në Khyber./Start/
2012-03-02 18:37
2012-03-02 18:37