E Diel, 1 Nëntor 2026

Sociologu Gezim Tushi Vjedhja harac i deformimit te familjes

Ne familjet shqiptare mungon prinderimi. Femijet vetem i ushqejme por i kemi braktisur edukativisht lidhemi pak me ta shpirterisht komunikojme shume pak me ta kulturalisht.

Vjedhja kohet e fundit ka marre permasa shqetesuese dhe eshte bere nje fenomen shume i perhapur ne shoqerine shqiptare. A mund te konsiderohet vjedhja si nje ves i lindur tek shqiptaret

Shqiptaret nuk jane kleptomane nuk jane hajdute te lindur shqiptaret nuk kane ndonje defekt ontologjik apo antropologjik qe te kene nivele te larta te vesit te vjedhjes. Kjo eshte e lidhur me disa rrjedhoja historike dhe nje prej tyre eshte raporti i individit me moralin dhe me shtetin e cila u deformua gjate 50 vjeteve te sistemit komunist. Ne kete kohe u humb sensi i prones sensi se dicka eshte e tjetrit dhe nuk eshte jotja. Pra ne kushtet kur gjithcka ishte e te gjitheve dhe gjithcka ishte e askujt kjo krijoi nje psikologji qe merr dicka nga shteti se nuk e gjen gje shtetin dhe gradualisht kjo tentative e se kaluares qe vidhej qe nga kalliri i misrit deri neper ndermarrje ku vidheshin vegla sepse atehere nuk kishte shume gjera cfare te vidhje u kthye ne nje epidemi. Vjedhja eshte nje fenomen i cili tashme eshte i veshtire te shtresezohet nga pikepamja sociale dhe moshore. Ajo cka dua te them eshte e veshtire te ndahen se cilet jane hajdute dhe vjedhes sepse ketu behet fjale qe ne kete shoqeri po shfaqen qe nga hajdutet e xhepave dhe te autobuseve dhe deri tek hajdute te medhenj qe jane persona publike apo njerez me atribute politike dhe shteterore. Pra kjo perhapje ne nivele epidemike ka bere qe se pari te humbase sensi qytetar se dyti te tolerohet dhe se treti te mos ndeshkohet. Ne kete pikepamje mund te them se ne qofte se ne nuk reagojme qe nga vjedhesi i pusetes se rrugeve nga xhepisti i autobuseve deri tek nepunesi i shtetit qe vjedh ne tendere publike apo ne menyra te tjera atehere kjo do te thote qe ne kete fenomen social e kthejme ne nje epidemi kunderkulturore antiqyteteruese.

Cilat jane shkaqet qe e cojne nje individ drejt vjedhjes

Mua me vjen keq qe ne shoqerine shqiptare gjithmone kur flitet per shkaqet e cdo fenomeni gjithmone duke perfshire edhe vjedhjen si shkak te pare rendisim varferine. Ne justifikohemi themi se ne vjedhim shume ngaqe jemi shume te varfer. E para duhet theksuar qe kjo nuk eshte e vertete. Nuk eshte e vertete qe ne jemi me te varfrit e dynjase sepse ne fund te fundit ka ca te dhena qe tregojne se niveli i te ardhurave per fryme te shoqerise shqiptare eshte ne rritje dhe eshte rritur goxha. Ne qofte se p.sh. bie fjala qe niveli eshte 8 mije dollare per fryme do te thote qe ne jemi ne grupin e dyte te vendeve nga pikepamja e mireqenies. Pra nuk eshte e lidhur varferia sepse mund tju garantoj se ketu vjedhin jo vetem te varfrit por edhe te pasurit. Pra nuk vjedhin vetem ata qe vjedhin per kushte ekzistenciale ne kuptimin qe vodhi dicka per te mbijetuar por ketu vjedhin dhe ata qe nuk kane cfare ti bejne parate. Shkaqet kane te bejne me edukaten familjare me formimin e femijes. Mos te harrojme qe vjedhesi hajduti i talentuar gjeniu mashtruesi etj. formohen qe ne femijeri. Brenda femijes jane te gjithe keta persona pastaj varet se cfare formimi i japim femijes varet se cila eshte klima sociale e familjes cilat jane paradigmat me te cilat edukohet dhe arsimohet. Ne qofte se jeton ne nje familje qe nuk funksionon ne nje familje ku flitet qe duhet te jetosh duke marre nga te tjeret dhe duke vjedhur kjo transmetohet si nje kulture e deformuar edhe tek femijet. Realisht vjedhja eshte jo aq shume problem ligjor sesa problem kulturor. Nje problem qe ka te beje me formimin edukaten edukimin trajtimin me te vleresuarit e asaj qe eshte e tjetrit.

Thuhet qe shkaku i dyte i varferise eshte liria e tepert. Liria dhe hajduteria besoj se nuk jane sinonime dhe nuk parakuptojne njera-tjetren perkundrazi ato mund ta perjashtojne njera-tjetren. Ne u mesuam me ate shtetin e forte qe te ruante edhe ne jeten intime dhe tani ne kushtet e lirise na duket sikur eshte rritur mundesia per te bere vjedhje apo per te krijuar pasuri pa djerse.

Si mund te kategorizohet fenomeni nga pikepamja e grupmoshave

Ne qofte se do ta shikojme nga pikepamja e grupmoshave eshte e veshtire te theksojme. Pavaresisht se mediatikisht te krijohet imazhi sikur vjedhesit dhe fenomeni i vjedhjes eshte i lidhur me shume me te rinjte dhe adoleshentet qe kete pune e kryejne per motive te ndryshme. E kane ne formim kulturor e bejne ne menyre instiktive e bejne sepse duan te jetojne ne menyre te tille pa punuar. Nje pjese e tyre jane te lidhur pas droges alkoolit qe jane semundje sociale qe kane kosto te cilat nje pjese e familjeve shqiptare nuk mund ti perballojne dhe te rinjte qe konsumojne te tilla lende te kushtueshme gjejne rrugen e vjedhjes. Keta te rinj vjedhjet i bejne edhe ne familje edhe ne ambiente publike duke i rene ne qafe edhe qytetareve te tjere. Une mendoj qe ky imazh eshte me shume mediatik. Ideja se te rinjte vjedhin me shume sesa te rriturit ne shoqerine tone eshte nje imazh mediatik.

A ka statistika dhe studime sociologjike

Ne nuk kemi statistika sociale sepse eshte e veshtire qe vetem me informacionin mediatik te nxjerresh perfundime sociale dhe te besh analiza sociologjike te fenomenit te vjedhjes. Po keshtu nuk do te ishte e mundur ta nxirrnim as nga statistikat juridike nga denimet penale qe jepen per hajdutet per vjedhesit sepse edhe ata qe ndeshkohen penalisht jane vetem nje pjese e atyre qe vjedhin nuk jane te gjithe sepse jo te gjithe vjedhesit mund te kapen ne nje shoqeri ka prej tyre qe manovrojne. Une besoj qe fenomeni i vjedhjes nuk eshte vetem tek adoleshentet per fat te keq ne shoqerine shqiptare eshte shume i shfaqur edhe tek te rriturit. Imagjinoni se cfare anomalie ndodh tek nje femije kur merr vesh qe babai apo nena e tij eshte hajdut. Imagjinoni se cfare drame eshte qe te mesoje femija qe ne jetojme ne kete shtepi sepse mund te vjedhe babi dhe mund te na sjellin ketu qe te jetojme ne menyre parazitare katastrofa eshte e pariparueshme. Ne kete menyre gjenerimi i hajdutllekut kthehet ne nje instrument qe prodhon dhe gjeneron kete kunderkulture qytetare te vjedhjes e cila ne nje fare menyre behet semundje pasioni. Semundje pasioni do te thote nje semundje qe lidhet me shpirtin e njeriut. Hajdutlleku eshte nje semundje qe lidhet me shpirtin e njeriut pra behesh nje shpirt me vesin kleptoman dhe kjo shnderrohet ne nje ves social i cili te gllaberon dhe e ke te veshtire te dalesh prej saj. Rrezik te vjedhesh edhe veten kur nuk ke mundesi te vjedhesh te tjeret.

Cila eshte harta gjeografike e vjedhjeve ne Shqiperi

Eumlshte e sigurt ne menyre absolute qe me shume vidhet ne zonat urbane. Dhe kjo ka arsye themelore demografike sepse qytetet tona metropolitane jane bere xhungla urbane. Ne to hyhet dhe dilet ne kushtet e lirise ne kushtet qe duke qene nje popullsi e madhe amorfe e pa strukturuar kulturalisht eshte me e lehte te penetrojne keqberesit hajdutet. Ne zonat rurale vjedhja padyshim eshte me e ulet sepse njerezit jane me te njohur. Mundesite per te vjedhur per kete arsye jane me te pakta gjithashtu nuk ka edhe ndonje pasuri te madhe qe te qarkulloje ne keto zona. Sasia dhe intensiteti i vjedhjeve ne fshat eshte me i ulet per arsye se masa e njerezve qe jetojne ne zonat rurale eshte me e paket dhe mundesia e njohjes dhe e identifikimit te vjedhesit eshte me e madhe.

Si mund te perballohet dhe te ulet niveli i vjedhjeve

Fenomene sociale te tilla sic eshte vjedhja kerkojne nderhyrje komplekse sepse kane shkaqe komplekse. Nderhyrjet duhet te jene kulturore mediatike dhe ligjore. Jam i bindur qe ne kete edukim te njeriut per ta mbajtur larg nga vesi i vjedhjes ndikimi i familjes i shkolles dhe i institucioneve fetare eshte mjaft i madh. Nuk besoj qe ka ndonje vend tjeter me ideal per te edukuar nje individ per te respektuar pronen e tjetrit ta ruaje te mos ta demtoje te mos ta vjedhe dhe te mos marre ate qe nuk i takon ne qofte se kete edukate kete lloj paradigme qytetare kete model qytetar ai nuk e merr ne familje nuk ia kultivojme ne shkolle apo nuk ia futim ne shpirt nepermjet ndikimit qe kane institucionet fetare. Ne nje fare menyre trekendeshi familje shkolle dhe institucione fetare eshte fondamental ne betejen per te edukuar nje njeri moralisht te kulturuar qe te mbaje larg vesin e vjedhjes. Nuk mendoj se kjo mund te arrihet ne menyre vetem mediatike ne menyre te pergjithshme.

Se dyti eshte rruga ligjore. Ka ardhur koha qe me hajdutet me vjedhesit e te gjitha kategorive te te gjitha niveleve toleranca duhet te jete zero. Ligji kete defekt te qyteterimit duhet ta ndeshkoje ne menyre radikale. Eumlshte nje fenomen qe nuk ka arsye per tu justifikuar nuk ka argument qe ta mbeshtesin.

Se treti eshte e nevojshme qe te krijojme nje kulture te re qytetare. Eumlshte e cuditshme qe ka nje tolerance te ekzagjeruar ndaj hajduteve. Qe te hajdutet minimaliste deri tek hajdutet maksimaliste. Reagimi publik ndaj vjedhjes per shkak te se kaluares sone nuk eshte aq radikal sa duhet. Ne vendet e tjera te qyteteruara nje njeri qe vjedh e ka te veshtire te dale dhe te caje me ne jeten publike. Te ne jo vetem qe nuk te denon gjykata dhe ta fal vjedhjen por kemi edhe vjedhes zyrtare qe amnistohen dhe vihen serish ne nje pozicion te caktuar edhe pse kane bere vjedhje. Ky qendrim ambiguitiv i papercaktuar evaziv dhe i paqarte i qendrimit te ligjit te moralit te shoqerise ndaj vjedhesve eshte nje element qe e stimulon vjedhjen. Marredheniet me kete kontingjent te shoqerise duhet te jene te prera dhe radikale. Ne nje fare menyre hajdutet duhen damkosur publikisht duhet ta dije shoqeria qe nje person eshte vjedhes dhe nuk ka kredibilitet qytetar. Beteja me kleptomanine nuk do jete asnjehere beteje globale qe gjuhet me topa. Vjedhjet jane kapilare vese qe shfaqen ne individe te caktuar. Duhen kundershtuar fillimet e vjedhjes. Beteja me fillimet e rendesishme dhe jo beteja me fundin. Beteja me hajdutin profesionist eshte beteje e humbur beteje e fituar eshte pikerisht kur shfaqet ky pasion negativ.

Ku e ka gjenezen fenomeni Mos po rrisim pa e kuptuar nje brez hajdutesh

Ne shoqerine shqiptare epiqendra e problemeve sociale eshte familja. Ka ardhur koha ti themi te vertetat sic jane. Shoqeria shqiptare po paguan haracet per nje varg fenomenesh negative sociale qe burojne nga familja. Nga deformimet qe po peson familja nga neglizhenca e familjes nga tolerance e familjes nga mungesa e prinderimit ne familje nga mungesa e komunikimit me femijet. Tashme eshte fakt qe nuk po merremi me femijet. Femijet vetem i ushqejme por i kemi braktisur edukativisht lidhemi pak me ta shpirterisht komunikojme shume pak me ta kulturalisht. Ky qendrim neglizhent i prinderve ndaj femijeve eshte me kosto sjell pasoja. Qe te zbutim jo vetem kete fenomen por dhjetera fenomene te tjera ne duhet te kthejme vemendjen tek familja. Nuk eshte shteti qe prodhon shoqerine as shoqeria qe e ben familjen perkundrazi berthame e te gjitha ketyre eshte familja. Familja eshte baze e organizimit te jetes sociale. Te rinjte qe po vjedhin dhe po i kap policia jane femijet tane. Duhet te punojme qe te krijojme nje familje te shendetshme ku prodhohet stofi edukativ. Ne familje te tilla eshte e veshtire te dalin hajdute.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›