E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sofia dhe muhabetet e zyrave pas pushimeve

 

Këtë vit, betohesh se do të zgjohesh çdo mëngjes në 7:00, për të bërë një shëtitje të vetmuar dhe me hap të shpejtë nga liqeni, para se dita e punës dhe takimet të fillojnë. Zakonisht të ndodh, që vërtet e bën një gjë të tillë ditën e parë të premtimit. Aty nga mesi nuk ke asnjëherë kohë. Epo… mirëse u rikthyet në zyra të gjithë. Këtë vit Sofia do të bëhet e gjallë çdo javë me të rejat dhe thashethemet e Tiranës (ato të vërtetat ndodhin vetëm atje). Ja ky është një premtim që vërtet do ta mbash. Dikur nuk të bëhej shumë vonë. Dikur asnjëherë nuk e vrisje mendjen nëse njerëzit i merrnin seriozisht të rejat e Sofisë apo jo. Po mmm pas telefonatave të fundit gjithçka ka ndryshuar. A të kujtohet kur ajo zv/ministria e integrimit bëri xhiron e telefonatave në Tiranë për të zbuluar se ku ndodhej salloni i Sofisë… pastaj dhe këto telefonatat e funditttttt…mhhhh.  Sot të intereson që çke me të. Ajo që po bën tashmë duket tejet e rëndësishme dhe do që të tjerët t’i bëjnë veshët katër për të rejat e tua.
Një zot e di pse ka njerëz që i bëjnë gjërat kaq në fshehtësi. Thuajse jeta e tyre e bezdisshme ju intereson të gjithëve.
Dëgjo, - tha Sofia, - këtë që po të them mos ia trego kujt, dhe tundi kryet drejt vajzës brune, që punon në sallonin e saj. Eh e kuptove që objekti i peshkimit ishte ajo….
Të turbulloi komplet. Duhet të këtë patjetër ndonjë marrëdhënie të ndaluar? O zot me burrin e kujt mund të jetë ngatërruar kjo? Patjetër që duhet të jetë i martuar? Kaq e madhe sa është kjo, ku mund të gjejë njeri të lirë? Pastaj dhe sikur të gjejë, nuk ka për të qenë ndonjë gjë kushedi se çfarë? Ata më të mirët janë martuar tashmë.
Hë pra, mua mund të ma thuash, nuk do të bëj fjalë me askënd - i the dhe u zgjate gjithë sy e veshë ndaj saj. Ndoshta dhe mund të të ndihmoj. Kur të ka ndodhur?
Më ka ndodhur disa herë radhazi në vende të ndryshme dhe me njerëz të ndryshëm?
O zot thua të jetë bërë një kuçkë e vërtetë? Se kjo mendjen tek tendecat e ka dhe meqenëse, kjo e fundit përbën tendencë këto vitet e fundit nuk mund të lërë t’i ikë nga duart. Po e fillon njeriu këtë punë në prag të 40-tave. A e di se është zanat si puna e “baletit”, që nuk mund të bëhet në çdo moshë? A e di kjo e shkreta se është punë e përkohshme? Nuk është se ka ndonjë ndryshim të madh nga statusi “grua”. Në mes i ndan vetëm një “ligjore”. E ç’është kjo asnjëgjë e madhe. Thjesht pushimet, vitin e ri e fundjavën, të duhet ta kalosh gjithnjë vetëm. E ç’janë këto të fundit, asgjë…
A thua të ketë një fabrikë që prodhon veshjet e rrjeteve të dyqaneve OUTLET dhe unë nuk e dija? – thotë më në fund brunja.
Po flet prapë për rroba. Dhe po ja fut keq fare, o zot të kujtohet gjyshja jote, kur tundte kokën dhe përsëriste i papari mos paftë. E bëri dhe Outlet fabrike veshjesh. O zot vetëm një teveqele si kjo mund të rrijë dhe të mendojë gjithë ditën për të njëjtën gjë. Dhe ti që po mendoje se kishte ndonjë lidhje të fshehtë dhe ishe gati të dëgjoje gjithë hollësitë ngacmuese…
Ma tha shitësja e dyqanit tek “Myslym Shyri”, ajo pra me “brand mark” ku shkojnë dhe deputete. E di sa u mërzita? Pastaj shkova dhe tek dyqanet “Adidass”. E di, të njëjtat mallra në qendër kushtonin gati 500-2000 lekë më shumë se në një qendër tregtare në autostradë. Natyrisht që në qendër duhen blerë. Pastaj mu desh te shkoja dhe tek ai dyqani i vogël për të blerë një dhuratë Leonardo, se nuk mund ti ble një dhuratë që nuk është kristal? (sa për këtë të fundit vetëm kristale nuk ka, por nejse le ta besojë) – vazhdonte ajo
O zot, pse flasin kaq shumë për veshjet njerëzit. Pastaj femrat vishen bukur për të tërhequr vëmendjen e meshkujve apo për femrat e tjera?
Unë për vete e bëj që të më kenë zili të tjerët, - tha brunja, gati gati me naivitet.
Ja pse të kishte pëlqyer të flisje gjithnjë me atë. Mund të kishte dhe të drejtë. Po shkoje ndër mend të gjithë ato femra që kishe njohur këto vjet. Sa shumë kishin ndryshuar. Po pse, xhanëm ti i kujtoje, vetëm ashtu si qenë veshur, kur i ke takuar për herë të parë (kur sapo kishin ardhur në Tiranë më saktë)?
Pas Sofies
Dhe ti që kishe vajtur gjithë sy e veshë të zbuloje pse i kishte rënë gjithë ai nur Kryetares së Kuvendit, ditën e betimit. Një çikë e vështirë, - të tha Sofia, - se ajo nuk i ka shumë qejf dhe s’para dërgon foto te këto revistat me paparacllëqe. Po nejse, tek Sofia asgjë nuk është e pamundur. Diçka të vogël more vesh për festën surprizë të Jozefina Topallit dhe për njerëzit që ndodheshin aty. Deri javës tjetër ka kohë. Ej, është pakës vonë por gjithmonë ka gjëra që njerëzit kërkojnë t’i dinë. Epo më ndjeni juve që nuk doni t’ia dëgjoni emrin, po atë ditë Jozefina ishte bërë me të vërtetë shumë e mirë…

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›