E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarja që bën gola për Gjermaninë

 

Anila Mema

Ajo është një
    sportiste e
    zonja. Ka
    lënë Kos
    ovën vite më parë, bashkë me familjen dhe fshehtas prindërve është bërë pjesë e Kombëtares gjermane të Futbollit. Sot mbart mjaft medalje, po aq shumë edhe gola të shënuar në portë. Është 21 vjeç, e bukur, me tipare të rregullta, flokë gështenjë, e gjatë dhe trup sportisteje. Quhet Fatmira Bajramaj, mesfushorja e skuadrës së Duizburgut në Gjermani. Ka lindur në Istok në 1 prill 1988 dhe katër vitet e para të jetës i kaloi në Pejë, deri në vitin 1993, kur ajo dhe prindërit e saj Ismet dhe Ganimet, emigruan nga Kosova drejt Giesenkirchen të Gjermanisë. Që e vogël ndihej tek ajo pasioni për futbollin. Luante shpesh pranë oborrit apo me shoqëri, derisa një ditë pa dijeninë e të atit, Fatmira, filloi të luante futboll prej vërteti. Pasi merr nënshtetësinë gjermane, bëhet pjesë e ekipit të Mynhengladbah. Lojtarja mesfushore shumë e talentuar shkon në vitin 2004 në ekipin e Duizburgut, me të cilin ajo kalon katër herë njëra pas tjetrës në gjysmëfinale gjatë sezonit 2009.
Por si nisi futbolli për të? Kur në vitin 2003 u krijua për herë të parë një ekip futbolli me të reja nën moshën 15-vjeçare, Fatmira Bajramaj ishte e gatshme të merrte pjesë dhe bëri çmos derisa u fut në skuadrën e të rinjve. Dy vjet më vonë, në vitin 2005 ajo mbërriti me ekipin e nën 19-vjeçareve deri në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.
Në verë të 2006, Bajramaj hyri me Kombëtaren nën moshën 19-vjeçare në Kampionatin Evropian. Gjatë kampionatit botëror për të rinjtë nën moshën 20-vjeçare, Fatmira arriti deri në çerekfinale. E në fund të janarit 2007 ajo mori pjesë në kombëtaren gjermane A, në një tur katërvendësh që u zhvillua në Kinë. Në lojën kundër Anglisë ajo lëndoi shpatullën. Pas kalimit në Kombëtaren gjermane, Fatmira merr pjesë në Kampionatin Botëror 2007, ku fiton çmimin e kampiones. Ajo u zgjodh edhe për lojërat verore të 2008-ës, ku po ashtu u vlerësua. Në ndeshjen me Japoninë, për vendin e tretë Bajramaj u ndërrua në minutën e 62, kur ndeshja ishte ende 0:0, dhe shtatë minuta më vonë ajo arriti kryesimin 1:0. Pak më vonë dhe një gol tjetër në 2:0, duke siguruar për ekipin gjerman medaljen e bronztë. Ndërkaq Barjamaj gëzon për fitoren 2:0 me Japoninë në stadiumin “Worker” gjatë Lojërave Olimpike në Pekin, 21 gusht 2008.
Ka vite që është e lidhur me një djalë. Ai është po aq i njohur sa ajo. Quhet Eshref Durmishi dhe është nga Kosova. Djaloshi 26-vjeçar është aktor, dhe të gjithë e mbajnë mend interpretimin e tij në filmin grek “Eduard” me regji të Angeliki Antoniut. Një histori e vërtetë filmi që bazohet mbi jetën e një shqiptari, që interpretohet mjeshtërisht nga Durmishi. “E zgjodha Eshrefin sepse është shumë i aftë, përcjell mjaft emocion dhe flet katër gjuhë të huaja”, u shpreh gjatë një interviste pak kohë më parë regjisorja Antoniu. Është i ri, i pashëm dhe me ambicie të zjarrta, po aq sa Bajramaj. Por herë pas here, Eshrefit i duhet të udhëtojë Itali - Gjermani, sa te familja e tij, sa te Fatmira. Ndërkaq pas fitimit të kupës botërore, prej 50 mijë eurosh, një vit më parë, Fatmira apo Lira, siç e thërrasin të gjithë në Gjermani, është shprehur: “Me këto të ardhura kemi vendosur që të fluturojmë për disa kohë pushimesh në ishujt Kanarie. Për shkak të operacionit tim në gjunjë, ne kemi nevojë për të lëvizur. Ndërkaq, një udhëtim tjetër që do të bëhet së shpejti është për Krishtlindje, pranë familjes së Eshrefit në Itali”, shprehet ajo. Ndërkaq Eshrefi plotëson: “Unë kurrë nuk kam marrë të dashurën time te prindërit e mi. Lira është e para që i takon ata”. Ndërkaq ashtu si Fatmira, Eshrefi është duke pritur ofertat për filma të rinj. Tani për të ka kohë që rruga është hapur...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›