Sokol Haxhia: Si erdhi Xhani De Biazi në krye të Kombëtares
/* */
Dash FRASHËRI - Agjenti i njohur shqiptar i FIFA-s, Sokol Haxhia, ishte dhe personi që ndërmjetësoi në bisedimet e Federatës Shqiptare të Futbollit, përmes Presidentit Armando Duka, dhe pesë kandidatëve italianë për stolin e Kombëtares, Benito Karbone, Mario Bereta, Xhankarlo Kamoleze, Xhuzepe Piloni dhe Xhani De Biazi, me këtë të fundit që pasoi kroatin Josip Kuzhe në stolin e Kombëtares shqiptare.
Haxhia, i cili drejton agjencinë e menaxhimit të lojtarëe, “Sportx Management” dhe ka në listë disa nga lojtarët më të njohur shqiptarë që luajnë jashtë, tregoi për “Telegraf” edhe si u arrit të përzgjidhej 55-vjeçari De Biazi, një ish-trajner i Breshias, Modenës, Torinos, Udinezes dhe Levantes. “Nuk kanë qenë tratativa të lehta, edhe pse ajo e mbyll me një fund të lumtur për Xhani De Biazin. Vetë, De Biazi, në atë kohë kishte disa oferta, dhe këtu bëhet fjalë për klube italiane, turke apo spanjolle. Unë isha menaxher i tij, vetëm në trajtimin e ofertës nga Federata Shqiptare e Futbollit. Kjo do të thoshte se, nga minuta në minutë mund të ndodhte edhe diçka e papritur”, - theksoi Haxhia për “Telegraf”.
Zoti Sokol Haxhia, nga dita e hënë Kombëtarja shqiptare ka një trajner të ri, italianin Xhani De Biazi. Si një menaxher i FIFA-s dhe si një agjent që punoni e jetoni në Itali, ju ndërmjetësuat në arritjen e kësaj marrëveshjeje, duke qenë i pranishëm në të gjitha bisedimet e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbolit, Armando Duka, me të pestë kandidatët italianë. Si u realizua ajo?
Operacioni për përzgjedhjen e Xhani De Biazit në krye të Kombëtares shqiptare ndoqi një rrugë normale procedurale, nëse do të shprehemi me terma burokratikë. Federata Shqiptare e Futbollit më kontaktoi, në lidhje me gjetjen dhe ofrimin e disa kandidatëve për të trajner të Kombëtares, duke më shpjeguar projektin që kishte Presidenti Duka dhe buxhetin financiar që ofrohej. Përpilova një listë me të gjitha hollësitë informative të kandidatëve dhe e nisa në drejtim të zotit Duka. Personalisht, realizova një takim të parë njohës me kandidatët, dhe për t’u treguar atyre kushtet financiare dhe kontraktuake me Kombëtaren. Pas kësaj, në Milano u realizua një takim pune i gjerë me të gjithë drejtuesit më të lartë të Federatës sonë, dhe pas disa ditësh u konfirmua edhe vazhdimi i tratativave me Xhani De Biazin, i cili rezultoi edhe zgjedhja e parë.
Në fakt, ishin pesë kandidatë italianë: Xhani De Biazi, Benito Karbone, Mario Bereta, Xhankarlo Kamoleze dhe Xhuzepe Piloni. Cilat ishin avantazhet e zgjedhjes së De Biazit?
Nuk kanë qenë tratativa të lehta, edhe pse ajo e mbyll me një fund të lumtur për Xhani De Biazin. Pas atyre kandidaturave kishte disa menaxherë, që po trajtonin bisedimet e punës me stafin e Federatës. Vetë, De Biazi, në atë kohë kishte disa oferta, dhe këtu bëhet fjalë për klube italiane, turke apo spanjolle. Unë isha menaxher i tij, vetëm në trajtimin e ofertës nga Federata Shqiptare e Futbollit. Kjo do të thoshte se, nga minuta në minutë mund të ndodhte edhe diçka e papritur. Arritëm ta konkretizonim marrëveshjen, falë dhe këmbënguljes dhe profesionalizmit në trajtim të Presidentit Armand Duka. U arrit të mbyllej kontrata, si nga ana ekonomike ashtu dhe nga ana e kushteve të tjera specifike. Gjithçka u arrit pas dy-tri ditë tratativash.
Xhani De Biazi është trajneri i katërt italian, i cili vjen të punojë në Shqipëri. Kam parasysh këtu, Xhuzepe Dosenën, një tjetër ish-teknik i Kombëtares, si dhe dy trajnerë klubesh, Ticiano Gori dhe Leonardo Menekini, të cilët kanë drejtuar respektivisht Partizanin dhe Tiranën. Sa mund të ndikojë në rritjen cilësore të futbollit në Shqipëri?
Për cilësinë e futbollit italian, nuk më takon mua të flas apo të jap konsiderata, pasi ai njihet botërisht për vlerat e tij. Për mua, kampionati italian është ndoshta më i mirë në botë. Shkolla e trajningut italian është më e mira në botë. Është një institucion. Për mendimin tim, me eksperiencat që De Biazi ka pasur në Itali, midis të tjerash ka qenë dhe trajneri i Roberto Baxhos, përfshirë edhe përvojën në Spanjë, unë mendoj se ai është një nga trajnerët e huaj më të mirë që kanë ardhur në Shqipëri. De Biazi është një person që, ecën me këmbë në tokë, nuk fluturon. Këtë e dëshmoi edhe në konferencën e tij të parë në shtyp përpara mediave shqiptare. Për momentin, nuk mund ta them se deri ku mund të na çojë, por për një gjë jam i bindur se ai do të bëjë shumë për Shqipërinë. Në futboll janë disa faktorë: është eksperienca; aftësia e lojtarëve, por edhe fati.
Trajneri De Biazi qëndroi tri ditë në Shqipëri, gjatë të cilave pa nga afër dhe ambientet ku do të stërvitet dhe akomodohet skuadra Kombëtare, si dhe ndoqi ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, midis Teutës dhe Flamurtarit. Ju ishit i pranishëm në çdo hap të tij. Cilat ishin përshtypjet e para të De Biazit?
Trajneri nga Shqipëria, ka një përshtypje shumë të mirë, të paktën në këto dy-tri ditë që unë kam qëndruar afër tij. Janë të jashtëzakonshme, jo vetëm sesi ai u prit, por dhe profesionalizmit të Federatës.
Haxhia, ju jeni një menaxher i njohur në merkato, qoftë me lojtarë shqiptarë që luajnë në Europë, por dhe afër futbollistëve të Kombëtares. Duke qenë se, jemi shumë afër hapjes së merkatos dimërore, në muajin janar, cilat janë lëvizjet e pritshme?
Përsa u përket lëvizjes së lojtarëve, që menaxhohen prej meje, mund të konfirmojë një transferim të mundshëm të mbrojtësit Klodian Semina, i cili luan në Zvicër me Lokarnon. Ekipi i tij është i kënaqur nga paraqitja e shkodranit dhe kërkon rinovimin e kontratës. Ndërsa përsa i përket sulmuesit Armando Sadikut, kemi kërkesa nga disa klube, si në Itali, Gjermani, por dhe në Zvicër, me Luzern apo Grasshopers të Superligës zvicerane. Në skenë ka dalë edhe Xhenova në Itali. Me këtë të fundit, unë kam kryer bisedime, ndërkohë që dhe vetë klubet, Lokarno dhe Xhenova, kanë biseduar midis tyre. Megjithatë, ne kërkojmë një zgjedhje serioze pasi Sadiku është një lojtar me të ardhme.
Ju jeni një njohës i mirë i futbollit italian, pasi edhe jetoni prej 20 vjetësh në Itali. A ka futbollistë të tjerë shqiptarë që luajnë në atë vend?
Po, ka shumë lojtarë. Unë vetë kam parë në aksion një numër jo të vogël futbollistësh të rinj shqiptarë, të cilët po rriten. Ka lojtarë te ekipeve të moshave te Udineze, Breshia, Vareze, Novara, Roma, Empoli, dhe disa prej tyre kanë debutuar edhe me ekipin e parë. Tani, me mundësinë që na kanë dhënë heqja e vizave, është e mundshme testimi i shumë lojtarëve shqiptarë, pra të atyre që militojnë në kampionatin shqiptar. Agjencia ime, Sportx Management, ka një listë të pasur lojtarësh, datëlindja 1996, 1997, të cilët m’i kërkojnë klubet italiane.
Haxhia, jeni një nga agjentët e FIFA-s, që arrini të transferoni më shumë lojtarë, madje serioziteti i punës suaj, ju ka bërë që të menaxhoni disa nga futbollistët më cilësorë shqiptarë. Cilat është arma e fshehtë e suksesit tuaj?
Që të jesh i suksesshëm, në radhë të parë duhet seriozitet dhe efikasitet në punë. Të jesh një njohës i mirë i futbollit, lojtarëve të talentuar dhe me perspektivë, dhe të kesh dhe një edukim të mjaftueshëm në këtë fushë. Unë kam mbaruar kursin e Koverçanos, një prej më të njohurve në Itali dhe në botë. Ky është një avantazh jo i vogël, pasi më ka vendosur në raporte pune dhe marrëdhëniesh me një numër të madh klubesb, në Itali, Zvicër, Gjermani, Bullgari, Rumani, Qipro, Arabinë Saudite, etj.. Në rregullat e pashkruara të punës së menaxherëve thuhet se, nëse nuk arrin të transferosh lojtarët, atëherë vlera jote bie. Unë e kam parasysh mjaft qartë këtë postulat. Deri tani, asnjë nga lojtarët që unë menaxhoj nuk është zhgënjyer prej agjencisë sime. Kam një eksperiencë shumëvjeçare në menaxhimin e bizneseve të familjes sime. Nga ana tjetër, kam raporte speciale me disa klube. Për shembull, te Kievo kam çuar shpesh lojtarë. Dhe mendoni se, Kievo ka një drejtor sportiv shumë kërkues, përsa u përket cilësive të lojtarëve.