E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hajnat vizitojnë Behramin

E marta nuk ishte nata më e mirë për Valon Behramin. Mesfushori kosovar barazoi me Fiorentinën pa gola ndaj Sienës 0:0, ndërsa pas ndeshjes u përball me zhgënjimin e dytë.

Përfaqësuesit zviceran hajdutët kishin tentuar t’ia vidhnin veturën, por për fat të mirë të tij, pa sukses. Ajo që kishin mundur të bënin hajnat ishte që t’ia thyenin xhamat e makinës dhe ta dëmtonin atë.

“Si dhuratë të parë të festave, provuan të ma vidhnin makinën. Mirëpo, gjërat shkuan keq për ta”, ka shkruar ish futbollisti i Veronës, i Lazios dhe i West Ham Unitedit në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter.

Behrami ishte transferuar në ekipin nga Firenze në janar të këtij viti nga West Hami. Ai u bë shumë i dashur për tifozët e klubit ‘Viola’, pas paraqitjeve të shkëlqyeshme në pranverë dhe në vjeshtë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›