Euro 2012 penalltia e Nasri i jep Frances kualifikimin

Një gol i Samir Nasri nga pika e penalltisë i ka dhuruar Francës kualifkimin direkt në finalet e Euro 2012, pasi skuadra e drejtuar nga Laurent Blanc ka ruajtur kryesimin e grupit D eliminator ku luante edhe Shqipëria. Një sfidë e vështirë për “Gjelat’ që në “Stade de France” janë përballur me avantazhin e Bosnje Herzegovinës.
Miqtë ishin shumë pranë surprizës më të madhe të eliminatoreve të Euro 2012, pasi do të mbyllnin pjesën e parë në epërsi pas golit të Edin Dzeko në minutën e 40-të. Gjithses, ëndrrat e boshnjakëve për të siguruar biletën e finaleve të kampionatit europian do të shuheshin në minutën e 78-të. Nasri do të barazonte shifrat nga pika e penalltisë, duke i dhuruar Francës kualfikimin direkt, ndërsa Bosnja duhet të kënaqet me vendin e dytë në grup që i lejon asj të luajë në ndeshjet e Play-off. Gjithsesi, eliminatoret e Euro 2012 nuk janë mbyllur pa surpriza.
Më e madhja mban emrin e Portugalisë. E udhëhequr nga ylli i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo, skuadra portugeze është mundur 2-1 në fushën e Danimarkës. Sukses i rëndësishëm për danezët që janë kualfikuar direkt në finalet e Euro 2012, ndërsa Portugalia duhet të fitojë në play-off për të kapur trenin e fundit drejt turneut më të rëndësishëm të futbollit europian që do të zhvillohet verën e ardhshme në Poloni dhe Ukrainë.
Nertan Prifti