E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stanislav Levy trajneri i ri i Skenderbeut

Stanislav Levy është trajneri i ri i Skënderbeut. Tekniku cek është ulur në pankinën e kampionëve të Shqipërisë, duke zëvendësuar Shpëtim Duron, i cili u shkakruar në mënyrë surprizë nga drejtuesit e klubit korcarë. Sipas tyre, shkak për këtë vendim kanë qenë rezultatet e dobta në këtë sezon, ndërsa  menjeherë i kanë besuar skuadrën Levy. Trajneri 53-vjecar ka një CV të pasur, pasi në karrierën e tij ka drejtuar skuadra si Hanover në Gjermani, apo Viktoria Pilzen në Ceki, ndërsa objektivi i parë i tij te Skënderbeu është ruajtja e titullit kampion.

“E njoh pak këtë skuadrën dhe për këtë arsye nuk më mbetet asgjë tjetër përvecëse të filloj menjëherë punën për të përgatitur ndeshjen e radhës. Nuk mund të bëjmë ndryshime në skuadër, megjithatë duhet ët punojmë shumë për t’u kthyer te suksesi”, tha Stanislav Levy trajner i Skënderbeut.

Levy ka nënshkruar një kontratë 1-vjecare me klauzolë rinovimin e saj në fund të sezonit, ndërkohë që drejtuesit e klubit korcar shpresojnë që ceku të sjellë në skuadër eksperiencën europiane. "Për mendimin tim për faj të përvojës të mjaftueshme në ndeshje ndërkomëbëtare. Kjo është një favor tani, i cili ka përvojë ndërkombëtare jo vetëm nga vendi që ai vjen po dhe vende të tjera", u shpreh Agim Zeqo, president i Skënderbeut. Në katër javët e para të Superligës, Skënderbeu ka grumbulluar 5 pikë, ndërsa Stanislav Levy do të bëjë debutimin me skuadrën korcare ditën e shtunë në ndeshjen kundër Kamzës.

Jorgjeta Gjanci

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›