Andi Lila: Të thyejme tabute ne Brazil 2014

/* */
PAS Janina e Andi Lilës dhe Emiliano Vilës do të përballet në fundjavë me Panionosin, ku trajneri i portierëve ndodhet legjenda e portës shqiptare, Foto Strakosha. Një ndeshje kjo e vlefshme për javën e gjashtë të Superligës greke.
PAS Janina ndodhet në vendin e pestë me tetë pikë pas pesë javëve të para, një më shumë se Panionos.
“Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne pasi luajmë në shtëpi dhe marrja e 3 pikëve do të na shërbente shumë për ecurinë tonë në vazhdimin e kampionatit”, - tha për Albania-sport.com nga Janina, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Andi Lila.
Katër ndeshje pa humbje, vendi i peste pas pese javësh, për një ekip të riardhur nga Kategoria e Dytë greke, përbën një arritje për skuadrën e Janinës në vitet e fundit.
“Është më të vërtetë një nisje e mrekullueshme por me e rëndësishme është të mbajmë ritmin dhe të fitojmë pikë sa më shumë të jetë e mundur që të jemi gjithmonë komod në tabelën e klasifikimit”
Andi është një ndër gjashtë lojtarët e Janinës që i ka luajtur të pesta ndeshjet, një konfirmim i vlerave të tij si lojtar titullar dhe i rëndësishëm
“Deri tani çdo gjë ka shkuar shumë mirë dhe kështu mendoj që do të vazhdoj edhe në të ardhmen të jem gjithmonë i rëndësishëm për ekipin dhe ekipi të fitoj sa me shumë ndeshje”, -tha ish-kapiteni i Tiranës.
PAS Janina nuk ka humbur asnjë ndeshje në shtëpi dhe tifozët e saj, të njohur në të gjithë Greqinë, kanë qenë një faktor mbështetës dhe stimulues.
Lila: “Gjithmonë kemi pas mbështetjen e zjarrtë të tifozëve. Besoj që nuk do të mungojnë në asnjë takim janë shumë të rëndësishëm për ne”.
Te ekipi PAS Janinës luan edhe mesfushori durrsak, Emiljano Vila, i cili ka luajtur vetëm një ndeshje, dhe thuajse e ka kaluar atë periudhë të natyrshme të përshtatjes.
“Me kalimin e kohës edhe Vila po ambientohet çdo ditë e më shumë dhe besoj qe shumë shpejt do të gjej vendin e tij në ekip. E them këtë duke ditur që Vila është një lojtar shumë i mirë”, - tha Andi Lila, i cili e ka nisur karrierën e tij futbollistike me Besën e Kavajës.
Shqipëria sapo mbylli edicionin eliminator Euro 2012, me barazimin 1-1 kundër Rumanisë. Pas dhjetë ndeshjeve, ajo grumbulloi 9 pikë, duke u renditur e parafundit.
Por, cili është komenti i Lilës, i aktivizuar në tetë nga dhjetë takimet?
Lila: “Kemi zhvilluar lojëra shumë të mira, që do të mbahen mend gjatë por kemi bërë edhe gabime që duhet t’i riparojmë në të ardhmen dhe bëjmë paraqitje sa më të mira dhe të renditemi sa më lart ne klasifikim aty ku dëshiron çdo shqiptar”.
Shtatorin e ardhshëm nisin edhe eliminatoret e Kampionatit Botëror “Brazil 2014”, ku Shqipëria ndodhet në grupin E, në grup me Norvegjinë, Zvicrën, Slloveninë, Qipron dhe Islandën.
Lila, një nga lojtarët bazë të skuadrës mendon: “Për ndeshjet eliminatore të Botërorit, mendoj që kemi një grup të fort sepse çdo skuadër do të ketë pretendimet e veta, por ekipi jonë mund të bëj shumë mirë këto eliminatore. Duke i marrë ndeshjet me radhë, mendoj qe mund t’i marrim 3 pikë çdo kundërshtari. Këto eliminatore do jenë edhe sfida e brezit tonë që të thyejmë tabu e të renditemi sa më lart ne tabelën e klasifikimin pse jo ti bëjmë të gjithë shqiptarët të ëndërrojnë”.