E Diel, 1 Nëntor 2026

Sokol Malaj emërohet kryeprokuror i Tiranës

Sokol Malaj emërohet kryeprokuror i komanduar në prokurorinë e Tiranës në vend të Genti Xholit. Dekreti i presidentit Bamir Topi për emërimin e drejtuesit të organit të akuzës së kryeqytetit për në prokurorinë e Apelit ka lënë vendin vakant në prokurorinë e Tiranës. Kështu për këtë arsye Sokol Malaj i cili ka drejtuar për afro dy vjet prokurorinë e Vlorës tashmë do të drejtojw si prokuror i komanduar prokurorinë më të madhe në vend, atë të Tiranës. Malaj do të jetë në krye të organit të akuzës së kryeqyetit deri në emërimin dhe më pas dekretimin e drejtuesit të prokuroririsë. Sokol Malaj i cili tashmë do të drejtoj prokurorinë e Tiranës ka drejtuar për dy vjet prokurorinë e Vlorës, si dhe gjatë punës së tij në prokurorinë për krimet në rënda në kryeqytet ka hetuar një sërë çështjesh të bujshme siç është ajo e bandës së Durrësit. Pas këtyre sukseseve në këtë organ kryeprokurorja Ina Rama e ka emëruar kryeprokuror në qytetin bregdetar të Vlorës, ku në këtë organ ka hetuar një tjetër çështje të bujshme siç është ajo e kryebashkiakut të himarës Vasil Bollano. Ndërsa tani do të jetë në krye të prokurorisë së Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›