Goli me dorë, Kaka bën ironime Maradonën
JOHANESBURG-Rikardo Kaka ironiz oi dje me Diego Armando Maradonën për deklaratën e këtij të fundit në lidhje me golin me dorë të Luis Fabianos. Argjentinasi tha se "këtë herë nuk ishte Dora e Zotit, por vetëm krahu i Fabianos", ndërsa akuzoi arbitrin e ndeshjes që e pa dhe nuk e anuloi. "është për të qeshur që njeriu që flet për atë episod është Maradona, - tha dje Kaka. - Ai është mësuar të bëjë gola të tillë". Më pas, ai foli edhe për gjyqtarin francez Lanua. "Maradona flet vetëm për golin, por nëse arbitri e pa në ekranet gjigandë, le të shihte edhe kartonin tim të kuq, që nuk ekzistonte fare, - u shpreh braziliani. - Gjithçka ishte një simulim, madje për këtë më ka telefonuar edhe Kristiano Ronaldo". Ai iu përgjigj edhe djalit të një gazetari, i cili e ka sulmuar për besimin fetar. "Disa artikuj më kanë lënduar, sidomos yt atë që më ka sulmuar për arsye personale. E di se e ka bërë për shkak të besimit tim te Jezu Krishti", tha Kaka.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)