E Diel, 1 Nëntor 2026

Sokrates: Ronaldinjo i humbur, Ronaldo gaboi klub

Sokrates, ish-ylli i kombëtares së Brazilit dhe i Fiorentinës, ka dhënë dje mendimin e tij mbi dy nga lojtarët më popullorë jo vetëm në vendin e tyre, Brazilin, por në të gjithë botën. "Ronaldinjo ka humbur rrugën e futbollit, ka nënvizuar ish-futbollisti Sokrates, ish-kapiteni i kombëtares ‘verdhjeshile‘ në Botërorin e Spanjës ‘82 dhe të Meksikës ‘86, në një intervistë të dhënë për revistën britanike ‘Four Four Two‘. Ai është shumë i shpërqendruar, për shkak të gjërave të tjera të jetës së tij. Kufiri ndërmjet suksesit dhe falimentimit të tij është shumë, shumë pranë. Është pikërisht ky sqarimi më i mirë rreth asaj çfarë po i ndodh Ronaldinjos". Sokrates nuk i kursen kritikat as për Ronaldon, i rikthyer në fushë pas 13 muajsh pushim, për shkak të një dëmtimi. "Provoni të gjeni se çfarë do të ndodhë nëse nuk do të luajë mirë? Në Brazil, Korinthians tërheq një vëmendje të madhe. Tifozeria është shumë e pasionuar, mund të ndihmosh veten, por edhe mund të vetëshkatërrohesh. Nëse do të isha në vendin e tij, në këto momente të karrierës së tij nuk do të kisha firmosur kurrë për Korinthians".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›