Valencia, objektivi është Andrei Voronin
Valencia futet në garën për shërbimet e sulmuesit të Hertës së Berlinit, Andrei Voronin. 29-vjeçari, i cili luan në "Olimpiastadion" në formë huazimi nga Liverpuli, ka treguar një formë të jashtëzakonshme sportive, duke shënuar shtatë gola në pesë ndeshjet e fundit. Në fillim të kësaj jave, ai i kërkoi klubit të kryeqytetit gjerman, që brenda marsit të merrte një vendim final rreth së ardhmes, në të kundërt do të fillonte të shqyrtonte ofertat. Te Valencia, Voronin shihet si zëvendësues i David Vijës.