E Shtunë, 31 Tetor 2026

200 ditë pushim për nxënësit

Nga Express më 19 qershor 2011 në ora 21:11

Nxënësit e nivelit parauniversitar në Kosovë, nga 365 ditë të vitit kalendarik pushojnë mbi 200 ditë në vit, duke përfshirë pushimet dhe ditët e festave zyrtare.

Ministria e Arsimit pranon se janë shumë ditë pushimi, por nuk mund të bëjnë ndryshime, pasi kjo çështje është e rregulluar me ligj.

Nga 365 ditë të vitit kalendarik, në arsimin parauniversitar në Kosovë mbahen 167 ditë mësim për nivelin parafillor deri në klasën e tetë, 154 ditë për nxënësit e klasës së nëntë deri në atë të 12-të dhe 138 ditë mësimi për maturantë.

Zv.ministri i Arsimit, Nehat Mustafa pranon se nxënësit kanë shumë ditë pushimi.

Por, ai tha për Radio Kosovën se Korniza e Kurrikulumit të Kosovës e parasheh zgjatjen e mësimit për rreth 40 ditë.

Në Kosovë, gjatë një viti shkollor, festohen tetë festa të parapara me Ligjin për festat zyrtare. Në bazë të kalendarit mësimor për arsimin parauniversitar, gjatë një viti nxënësit kanë gjithsej tri pushime.

Ai dimëror zgjat 14 ditë, pranverori shtatë ditë, kurse pushimi veror dy muaj e dhjetë ditë për nxënësit e nivelit parafillor deri në klasën e tetë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›