E Shtunë, 31 Tetor 2026

Solana viziton sot Prishtinën dhe Shkupin

Kosovën do ta vizitojë sot shefi i Politikës së Jashtme i Bashkimit Evropian, Havier Solana, i cili pritet të takohet me presidentin Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi si dhe përfaqësues te Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e Ligjit, EULEX.
Kjo vizitë-siç bëjnë të ditur mediat-do të shërbejë si një mundësi për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit të vendit dhe rajonit, si dhe marrëdhëniet me Bashkimin Evropian. Pas Prishtinës, Solana do të vizitojë Shkupin dhe Podgoricën, ndërsa një ditë më parë ishte në Beograd.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›