Solidaritet boteror flamuri japonez ndricon kullat

Në solidaritet me Japoninë ndërtesa ikonë në New York, Empire State Building ndez drita të kuqe e të bardha. Më tepër se tre javë pas tërmetit ndërtesat më të larta në botë janë bashkuar në një iniciativë të përbashkët. Dhjetëra grataçela mes të cilave dhe CN Tower në Toronto e Macau ne Kinë, ndriçojnë ngjyrat e flamurit japonez me qëllim që të nxisin ndërgjegjësim mbështetje dhe ndihmë për viktimat e katastrofës.
Pas tërmetit 9 ballë dhe cunamit që pasoi viktimat janë rreth 28 mijë. Autoritetet thonë se do të duhen muaj e vite për t’u rimëkëmbur ndërsa vendi ende përballet me rrezikun e katastrofës bërthamore.
Delina Bitraku