E Shtunë, 31 Tetor 2026

Solidariteti i Titanikut më i madh se i Luzitanias

Autori i Lajmit: Redaksia

Kur një anije është duke u mbytur, rregulli është që gratë dhe fëmijët shpëtohen të parët. Por problemi është te shpejtësia me të cilën anija po fundoset. Po të krahasosh dy anijet më të famshme të mbytura, Titanikun dhe Luzitanian, kuptohet menjëherë një sjellje e ndryshme e pasagjerëve. Ndërsa një silurë e dërgoi Luzitanian drejt e në fund të detit për 18 minuta, duke marrë me vete jetët e 1.198 personave, shumica e pasagjerëve që mbijetuan ishin të rinj të shëndetshëm nga 16-35 vjeç, të cilët nxituan të zinin një vend në varkat e shpëtimit. Gjatë mbytjes së Titanikut mbretëronte solidariteti mes pasagjerëve në bord. Ky është rezultati i një studimi të kryer nga Akademia amerikane e shkencave. Sipas studimit të publikuar në revistën “Pnas”, përfundimi ka dalë pas shqyrtimit të listës së personave të shpëtuar, ku ishin më shume gra e fëmijë, pra personat më të pambrojtur. Solidariteti mes pasagjerëve ka mbretëruar nga fakti se përmasat e mëdha të anijes bënë që ajo të mbytej ngadalë, duke u dhënë kohë pasagjerëve të zbarkonin nëpër barka fillimisht fëmijët e më pas gratë. Në momentin kur anija ka qenë duke u mbytur totalisht, tek pasagjerët ka dalë në plan të parë instikti i mbijetesës që na bën egoistë. Por Titanikut iu deshën 2 orë e 40 minuta për tu përpirë nga Atlantiku. “Në mjedisin e Titanikut, normat sociale ishin më të dukshme se zakonisht dhe kishte një solidaritet më të madh tek meshkujt për tu rezervuar fëmijëve dhe grave një vend në varkat e shpëtimit”, - thotë kërkuesi Benno Torgler nga Universiteti i Teknologjisë Queensland në Brisbane të Australisë për studimin e fundit. Studimi shqyrtonte shfaqjen e egoizmit dh altruizmit të njerëzve në momente të vështira. “Ne donim të studionim reagimet njerëzore në situata të vështira, sepse në këto situata njerëzit shfaqin me të vërtetë karakterin e tyre”, - shton më tej Torgler. “Në Titanik, atje ku normat sociale ishin dhe më të mëdha, gratë kishin 53 për qind më shumë probabilitet për të mbijetuar se meshkujt, ndryshe nga Luzitania. Titaniku u fundos pasi goditi një ajsberg më 12 prill 1912, ndërsa tre vjet më pas, më 7 maj 1915, një silurë goditi Luzitanian. Për këtë arsye kërkuesit thonë se duke pasur si eksperiencë Titanikun, meshkujt e Luzitanias menduan më shumë për veten. Koloneli Thomas Kolditz, kreu i departamentit të shkencave të sjelljes në Akademinë Ushtarake Amerikane tha se shpjegimi i studiuesve ishte i besueshëm, por sipas tij, ata nënvleftësojnë rolin e lidershipit. “Liderë të përgjegjshëm në situata të rrezikshme ndikojnë tek njerëzit, por kjo kërkon kohë, - tha Kolditz, i cili nuk ishte pjesë e ekipit të studiuesve. Anthony R. Maëson, një profesor në Qendrën Mjekësore të universitetit të Misisipit tha se pasagjerët e Titanikut kishin më shumë kohë për të kuptuar seriozitetin e situatës sesa pasagjerët e Luzitanias. Megjithatë, sipas studimit, të dy kapitenët e anijeve kishin urdhëruar më parë shpëtimin e grave dhe të fëmijëve.

Ky lajm është publikuar: 03/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›