SHBA tjetër shuplakë Britanisë: “Uluni dhe negocioni”
Autori i Lajmit: A.D
Buenos-Aires - Hilari Klinton bëri një ndryshim në axhendën e udhëtimit të saj në momentet e fundit për tu takuar me presidenten argjentinase, Kristina Fernandez, dhe i premtoi asaj mbështetjen amerikane për zgjidhjen e konfliktit të ishujve Falkland. Kjo lëvizje e Hilarit vjen si një shuplakë për aleaten e saj të vjetër, Britaninë. “Pozicioni ynë është që kjo mosmarrëveshje të zgjidhet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Argjentinës. Nëse do të nevojitet ndihma jonë për të ndikuar në zgjidhjen gjatë këtyre negociatave, ne jemi gati ta japim”, - tha shefja e diplomacisë amerikane. Kryeministri britanik, Grodon Braun, e ka bërë tashmë të qartë se nuk do të ketë asnjë negociatë për statusin e ishujve. Argjentina ka kundërshtuar eksplorimet e kompanive britanike për të gjetur naftë në Falklande, të njohura në spanjisht si ishujt Malvine, por Britania e ka refuzuar një ankesë të tillë. Oferta e Klintonit për ndihmën e SHBA erdhi gjatë takimit të një turi amerikanolatin. Ajo do të vizitojë edhe Kilin, të goditur nga një tërmet i fuqishëm, që shkaktoi vdekjen e më shumë se 700 personave, Brazilin, Kosta-Rikën dhe Guatemalën. Klinton tha se ajo nuk i shihte Shtetet e Bashkuara në rolin e negociatores, më shumë sesa një nxitëse të dialogut dypalësh. “Ne nuk jemi të interesuar dhe nuk kemi asnjë rol në përcaktimin e asaj që këto dy vende vendosin me njëra-tjetrën”,- shtoi ajo. “Por ne duam që ato të flasin dhe dëshirojmë që ti zgjidhin mosmarrëveshjet mes tyre. Ne e dimë se ka shumë pika për tu zgjidhur dhe shpresojmë që ato ta arrijnë diçka të tillë. Gjatë një konference për shtyp në kryeqytetin argjentinas, presidentja Kristina Fernandez tha se ajo e mirëpriste procesin e negociatave nga Shtetet e Bashkuara si një vend miqësor me të dyja palët në tavolinë. Fernandez tha se gjithë, çka vendi i saj po kërkonte, ishin bisedimet. “Nuk mendoj se është diçka shumë e madhe”, - tha presidentja. Nga ana tjetër, Klinton përsëriti se Shtetet e Bashkuar dëshironin që dy vendet të uleshin dhe të negocionin. “Ne nuk mund të detyrojmë vetëm një palë që ta bëjë këtë, ne duam që të dyja vendet të ulen dhe të bisedojnë”. Mungesa e mbështetjes së SHBA-së ndaj aleatit të vjetër të saj, Britanisë, mendohet të ketë ardhur pas nxjerrjes së informacioneve sekrete amerikane nga Britania për një të dyshuar për terrorizëm. Presidenti Barak Obama u akuzua se ishte treguar “i pafuqishëm” për të mbështetur Londrën në qëndrimin e saj ndaj Argjentinës për ishujt e debatuar, pavarësisht “marrëdhënies së tyre të veçantë”. Marrëdhëniet mes Buenos-Airesit dhe Uashingtonit, që kur Barak Obama ka ardhur në pushtet, kanë qenë më pak se “speciale”. Londra dhe Buenos-Airesi kanë shpërthyer në akuza kundër njëra-tjetrës për shkak të vendimit të fundit të kompanisë britanike të naftës, “Desire Petroleum”, e cila ka nisur shpimet për arin e zi 60 milje në veri të ishujve Falkland. Gjeologët mendojnë se atje ka deri në 60 miliardë fuçi naftë rezervë. Qeveria argjentinase ka kërkuar një rezolutë të OKB-së për ndaljen e menjëhershme të këtij projekti. Ajo ka siguruar gjithashtu dhe mbështetjen e 32 vendeve latine, të cilat janë me Argjentinën dhe, sipas tyre, Britania i ka pushtuar ilegalisht ishujt më 1833. “Grupi i Rios” ku bëjnë pjesë udhëheqësiT e Amerikës Latine, pas takimit që pati muajin e kaluar në Meksikë, lëshoi një deklaratë që mbështeste kërkesat e Argjentinës për tu dhënë fund shpimeve të Britanisë përreth Falklandeve dhe Fernandez tha se vendet e Amerikës mbështesin Argjentinën për këtë çështje. Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva, tha se çështja duhet të shqyrtohej nga Kombet e Bashkuara. Një zëdhënës i kryeministrit britanik, Braun, tha javën e shkuar që nuk pritej asnjë kontakt mes Braunit dhe Fernandezit dhe se Britania nuk e kishte menduar një ndërhyrje ushtarake në ishuj.
Ky lajm është publikuar: 03/03/2010