“The Sun” infiltron shqiptarin, zbulon skandalin e martesave
Autori i Lajmit: A.D
Londër – Një grua evropianolindore është filmuar fshehtazi nga tabloidi britanik “The Sun”, ndërsa ofronte martesë të rreme për të përfituar dokumentet angleze për 20 mijë paund. Gruaja e njohur si Ludmilla, ra pre e një hetimi të revistave britanike ndërsa foli gjerë e gjatë për dokumentet që i duheshin për tu lejuar të huajve të paligjshëm që të përfitojnë dokumentet pas martesës me një nënshtetas/e britanik, një fenomen shumë i përhapur dhe mes emigrantëve shqiptarë. Por sipas tabloidit britanik ky rast ka vënë në dyshim sigurinë e brendshme të vendit të tyre. “Gruaja i organizonte takimet me klientët ballë për ballë, ndërsa ne nismë kontaktet me të në janar”, - thanë burime nga tabloidi. “I thamë se donim të bënim një martesë dhe ajo u tregua menjëherë e gatshme ta bënte diçka të tillë kundrejt një pagese prej 20 mijë paundësh”. Kjo shumë kërkohej për një qytetar anëtar të një vendi të Bashkimit Evropian, ndërsa një partnere për një evropianolindor Ludmilla ta siguronte vetëm për 8 mijë paund. Ajo i tha “The Sun” se e bënte prej kohësh një gjë të tillë dhe kishte pasur 100 për qind sukses. Ludmilla u regjistrua me një diktofon, ndërsa kërkonte 20 mijë paund përpara se të bënte aplikimin në Ministrinë e Brendshme Britanike, e cila pas verifikimeve të dokumentacionit jepte dritën jeshile për martesën. “Fillimisht, më jepni £1,000 kapar vetëm për mbushjen e formularit të aplikimit”. Kur Ludmilla u pyet se cila ishte kostoja në total e një martese me emigrantët, ajo u përgjigj: “Është 20 mijë paund për tu martuar me një britanik, ndërsa me një evropian është 8 mijë”. Falsifikatorja tha se ajo ishte nga Ukraina, ishte martuar me një biznesmen vendas dhe jetonte në Mbretërinë e Bashkuar prej 13 vitesh. Takimet u zhvilluan pasi “The Sun” kishte rënë në gjurmët e saj në Essex. Hetuesit e tabloidit kontaktuan me Ludmillën duke përdorur një numër celulari të një personi që kishte kontaktuar më parë me nënshtetasen ukrainase pikërisht për këtë problem. Një nga hetueset e njohura si Maria (Masha) në të njëjtën kohë (një studente ruse që kërkonte një bashkëshort britanik apo nga ndonjë vend tjetër i Evropës) kërkonte nga Ludmilla që ti siguronte qëndrimin e saj në Angli pas skadimit të afatit të dokumenteve të shkollës. Personi i dytë i infiltruar ishte një shqiptar, i quajtur Elton, i cili kërkonte një grua për shkak se nuk dispononte dokumente në vendin ku kishte emigruar. Dy takimet me Ludmillën u bënë në një bar në qendër të Ilfordit (Essex), ku të infiltruarit kishin me vete kamera të fshehta dhe regjistrues. Fillimisht falsifikatorja bisedoi për gjetjen e një partnereje për Eltonin. Ludmilla i tha djaloshit nga Shqipëria kur ai e pyeti për pagesën se një këst do ta paguante gjatë aplikimit në Ministri, ndërsa kur të merrte vizën do të paguante dhe pjesën tjetër. “Mos të ti jap 8 mijë paund njëherësh”, - e pyet Eltoni? “Jo, Jo”, - i përgjigjet Ludmilla. Gjatë takimit të dytë të Ludmillës me Marien, atyre iu bashkua dhe dhëndri i mundshëm i saj, një djalë nga Lituania që quhej Oleg. Gjatë bisedës, Ludmillës iu kërkua të shmangte dyshimet e kësaj martese false, pasi çifti do të ndahej kur Maria të përfitonte dokumentet. Në këtë moment Ludmilla i siguron ata se diçka e tillë nuk do të ndodhë dhe u jep këshillat e rastit: “Kur të vijë leja e qëndrimit, ti do shkosh në zyrën e regjistrimit për të lënë një datë, atje do të bësh celebrimin, do të pini diçka me këtë rast dhe do të bëni fotot e rastit”. “Por a vjen Ministria e Brendshme për të kontrolluar”, - pyet Eltoni? “Epo ata nuk vijnë të të kontrollojnë në dollapin e rrobave, kjo është kundër çdo procedure ligjore të të drejtave të njeriut,- i përgjigjet falsifikatorja. Ditën e hënë, Ludmilla u filmua ndërsa merrte zarfin me 300 paund brenda. 700 paundët e tjerë do ti paguheshin një ditë më pas. Gjatë ndalimit të saj, ajo mohoi ti kishte takuar të infiltruarit e taboidit britanik dhe se nuk kishte asnjë informacion për organizimin e martesave ilegale. “The Sun” u vuri menjëherë në në dispozicion dosjen e hetimit autoriteteve kufitare në Ministrinë e Brendshme Britanike.
Ky lajm është publikuar: 03/03/2010