E Diel, 1 Nëntor 2026

"LSI po vepron njësoj si PD me (ç)punësimet në rrethe"

Në pushtetin lokal të Patosit, që e ka LSI, shkarkohet Drejtori i Ujësjellësit dhe emërohet një nga LSI. Zotëria filloi menjëherë "reformën" për largimin e punonjësve nga puna. Një nga këto të larguarit, është edhe vëllai im, të cilit iu dha në dorë një vendim pa Nr.Protokolli, pa datë dhe me Lëndë: "Largohet me dëshirën e tij". Iu lutëm drejtorit të bëjë publike kërkesën me shkrim të vëllait tim për largim nga puna me dëshirën e tij, sepse kjo gjë që nuk është e vërtetë.

Familja jonë ka qenë dhe është e majtë. Shkova në të gjitha instancat e LSI-së që të korrigjohej ky veprim i paligjshëm, që më dukej si vetë konstatimi publik i Kryetarit të LSI-së për largim nga puna të pastruesve nga Sali Berisha. Kuptova që edhe këta (LSI) ashtu si edhe PD, e duan pushtetin për të rregulluar miqtë e tyre në mënyrë korruptive. M'u krijua bindja se pa reforma të thella, nuk rregullohen problemet e njerëzve në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›