E Shtunë, 31 Tetor 2026

Solidarizohen me Weiwei

Mijëra njerëz kanë dhënë donacione mbi gjysmë milioni dollarë për artistin disident kinez, Ai Weiwei, në mënyrë që ky i fundit të mund t’ia paguajë autoriteteve kineze dënimin për mospagesë të tatimit.

Disa nga donatorët paratë i hodhën drejtpërdrejt në kopshtin e tij, të palosura në formë aeroplanësh prej letre.

Ndryshe, Ai Weiwei, i cili i kaloi 81 ditë në paraburgim, dhe të cilit iu urdhërua që të paguante 2.4 milionë dollarë dënim në emër të tatimit të papaguar dhe dënimit të shqiptuar nga autoritetet kineze, nga e hëna e kaluar arriti të mbledhë 5.3 milionë juanë (afro 830,000 dollarë).

"Posta më informoi se atje po më presin edhe 776 dërgesa me para, të cilat duhet të shkoj t’i tërheq”, tha Ai Weiwei, derisa sqaroi se deri më tani para i kanë dërguar 18,829 persona.

Mediat kineze njoftojnë se artisti, që njihet si kritik i rreptë i autoriteteve kineze, tani do të mund të akuzohet edhe për “mbledhje ilegale të mjeteve”, sepse ka pranuar mjete financiare nga burime anonime për pagimin e tatimit – të cilin duhet ta paguajë deri më 15 nëntor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›