Solis: E majta të bëjë të njëjtën gjë
Autori i Lajmit: red.
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut vlerëson se ribashkimet e fundit brenda të djathtës janë një lëvizje e zgjuar e cila do të ketë efektet e veta në zgjedhjet e ardhëshme. Në gjykimin e deputetit të PBDNJ-së, Leonard Solis, një lëvizje të tillë duhet ta mendojë seriozisht edhe opozita e cila sipas tij në marrëdhëniet aktuale është shumë problematike në dëm të aksionit të vet politik. “Mendoj që e djathta është duke bërë atë që duhet të bëjë duke patur parasysh edhe si duhet ta formatojë ajo Kodin Elektoral pasi është më e qartë PS dhe PD. Mendoj që dhe shkrirja e partisë së zotit Pollo është një lëvizje e zgjuar e të djathtës dhe lëvizjet e tjera që e djathta po bën mendoj se i shërbejnë qëllimit që ajo ka. Pa dyshim këto ekonomizojnë energjinë e të djathtës. Të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe e majta por që duket shumë larg për të harmonizuar forcat e saj dhe për të efektivizuar lëvizjet elektorale” u shpreh Solis. Përsa i përket debatit për KQZ-në, ku në krye të saj është LSI-ja, Solis thotë se vetëm atëherë kur ky institucion do të menaxhohet teknikisht nuk do të ketë më kontradikta mes forcave politike.“Do të preferoja të mos kishim një KQZ politike, me anëtarë partie, por të ishte sa më tekniciene, me financierë, me bankierë, të paguar për atë punë dhe të përgjegjshëm për atë punë. Vetë çjerrjet, ulërimat e të gjitha partive politike për të pasur anëtarë komisioni tregon besimin e madh të tyre që ky komision nuk do të jetë neutral” tha Solis.
Ky lajm është publikuar: 05/11/2008