Lohan i dorëzon Berishës sot progresraportin e KE-së
Autori i Lajmit: red.
Kreu i delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Helmut Lohan, do t u dorëzojë sot zyrtarëve të lartë të shtetit progresraportin për Shqipërinë. Po nesër, raporti për situatën në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të publikohet në Bruksel. KE pritet të publikojë progresraportin për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu dhe Shqipërinë. Kopja e parë e këtij raporti do t i dorëzohet kryeministrit Berisha nga kreu kreu i delegacionit të KE-së në Shqipëri, Helmut Lohan, gjatë një takimi që do të zhvillohet nesër në orën 14:00 në Kryeministri. Më pas një kopje e progresraportit do t i dorëzohet Presidentit të Republikës, Bamir Topi, e kryeparlamentares Jozefina Topalli. Gjatë orëve të pasdites, Lohan do të bëjë publik raportin për mediat gjatë një konference për shtyp, e cila pritet të mbahet pasdite rreth orës 17.00. Në këtë raport, që u publikua në media, Shqipëria kritikohet për luftën ndaj korrupsionit e krimit te organizuar e trafikut të qenieve njerëzore.
Ky lajm është publikuar: 05/11/2008