Tritan Shehu: “Kuvendi mbështet reformën spitalore”
Autori i Lajmit: red.
Kuvendi i Shqipërisë shprehu të martën, nëpërmjet kryetarit të Komisionit parlamentar të Shëndetësisë, Tritan Shehu, mbështetjen për reformën spitalore, në të cilën pritet të përfshihen 42 spitale në vend, duke filluar nga 1 janari 2009. "Komisioni i Shëndetësisë është i hapur të diskutojë, miratojë dhe ndryshojë ato elemente që lidhen me zhvillime të reja në sistemin spitalor shqiptar", - tha Shehu, gjatë takimit me temë “Shtrirja e skemës në spitale, statusi dhe shkalla e autonomisë”, të organizuar në Hotel Tirana International nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, me mbështetjen e Fondacionit gjerman “Friedrich-Ebert-Stiftung”. Ai theksoi se "ky është një vullnet i palëkundur, pasi realisht nuk ka rrugë tjetër për të zhvilluar sistemin spitalor, i cili, fatkeqësisht, sot ka shumë probleme". Sipas Shehut, objektivi final është kthimi i spitaleve në ndërmarrje. "Të fusim konceptin e ndërmarrjes në spitale", - tha ai, duke shtuar se "kjo nuk mund të bëhet në se nuk futet koncepti i sigurimeve shëndetësore, në se nuk shkohet drejt decentralizimit spitalor, në se nuk krijohen instrumente konkurrence". Takimi që u mbajt për reformën spitalore, sipas tij, "ka rëndësi, pasi kërkon të shtyjë reformat në shëndetësi, reformën spitalore në drejtimin që tenton të afrojë më tepër sistemin tonë me ekonominë e tregut, që sundon në vendin tonë, duke e bërë të pajtueshëm me zhvillimet dhe duke tentuar t u japë një stimul të ri shërbimeve cilësore në shëndetësinë shqiptare".
Ky lajm është publikuar: 05/11/2008