E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e ish oficerit Halit Dedja ne Tirane policia merr ne pyetje miqte

UPDATE- Policia pyet disa miq dhe te aferm ne lidhje me vrasjen e Halit Donald Dedjes i ekzekutuar mengjesin prane ish- uzines Enver ne kryeqytet prane baneses se tij.



Nderkaq mesohet se ne deklarimet e tyre ata kane pohuar se pista ku hetuesit mund te bazoheshin per zbardhjen e ngjarjes eshte konflikti i hakmarrjes mes familjes se te vrarit si dhe ish- pjesetareve te bandes se Burrelit e njohur edhe me emrin Banda Kola.



Lajmi u be i ditur per Shekullin. nga burime te policise se kryeqytetit qe pohuan se se paku tre miq dhe te aferm te te ezkekutuarit kane dhene deshmine e tyre ne lidhje me rrethanat e vrasjes se Dedjes ish- pronar i nje shoqerie te policise private qe punonte kryesisht ne qytetin e Burrelit dhe te Dibres.


Per miqte e Dedjes konflikti qe ka shkaktuar nje serial te gjate hakmarrjesh mes dy familjeve mund te jete edhe shkaku kryesor i vrasjes se te enjtes ne mengjes ku Dedja u ekzekutua me arme zjarri jo shume larg baneses se tij.


Hetuesit pritet te marrin ne pyetje bashkeshorten si dhe te aferm te tjere te te vrarit me qellim marrjen e sa me shume te dhenave apo informacioneve qe mund te ndihmonin hetuesit ne zbardhjen e krimit.


Burimet e policise thane se pervec deshmise se miqve te te vrarit Dedja pritet te merren deshmi edhe te njerezve te tjere te aferm te familjes apo deshmitare te tjere qe mund te japin te dhena te rendesishme ne lidhje me kete ngjarje.


Gjithsesi duket se edhe vete hetuesit jane perqendruar me teper ne pisten e hakmarrjes. Keto veprime jane orientuar ne disa drejtime qe kane te bejne me vrasjet dhe hakmarrjet me familjen Kola dhe Doda hakmarrje te nisura nga viti 1997 duke vijuar edhe me vrasjen e djeshme. Paralelisht me keto versione po hetohen edhe konfliktet e mundshme te shkaktuara mes te demtuarit dhe personave te tjere per ceshtje biznesi etj.


Ekspertet kriminaliste kane mbledhur ne vendin e ngjarjes disa objekte qe mund te perbejne me vone edhe prova te rendsishme ne drejtim te identifikimit te mundshem te autoreve te krimit. Nderkaq predha e nxjerre nga trupi i viktimes nga ekspertet mjeko- ligjore eshte derguar ne laboratorin e Institutit te Policise Shkencore me qellim kryerjen e ekzaminime te hollesishme si dhe krahasimet rutine qe realizohen ne te gjithe rastet e kesaj natyre.


Nje veprim i tille behet per te zbuluar nese arma e vrasjes se Dedjes eshte perdorur ne ndonje krim tjeter ndersa pritet qe pergjigjja te dale ne pak dite. Prej shume vitesh Halit Dedja i njohur edhe me emrin Donald Dedja banonte ne nje banese prane ish- parkut te autobuzeve ndersa prej kohesh ishte larguar nga Burrelit.


Gjithsesi ai vazhdimisht kthehej ne qytetin e Burrelit ku kishte ndertuar ne qender te qytetit nje shtepi guri te rrethuar me nje mur te larte dhe thuajse shume pak njerez mund te hynin ne te duke perfshire vetem njerez te afert apo te njohur qe mund te takoheshin me Dedjen ne kohen kur ai ishte ne banese.


Halit Dedja 45 vjec nga Burreli banues ne Tirane u qellua dy dite me pare ne afersi te baneses se tij nga persona ende te panjohur. Ai mbeti i vdekur ne vend ndersa policia pas hetimeve te para mesoi se viktima mund te ishte pjese e nje seriali hakmarrjesh te nisur qe ne vitin 1997.

Ish oficeri i policise ekzekutuar prane pallatit ku banonte ishte pronar i nje kompanie private te sigurise qe vepronte ne zonen e Dibres dhe Burrelit dhe njihej si nje nder te fortet e qytetit te Burrelit. Halit Dedja i njohur edhe me emrin Donald Dedja 45 vjec nga Burreli banues ne kryeqytet ne nje bllok pallatesh prane ish- uzines Enver u ekzekutua me nje plumb ne koke ndersa u godit me nje arme zjarri qe sipas hetuesve ka qene pistolete. Ai vete nuk mundi te mbrohej ndonese burimet thone se ai vazhdimisht rrinte i armatosur dhe me vete mbante se paku dy pistoleta. Policia dyshon se viktima eshte qelluar me nje arme me silenciator pasi nuk eshte degjuar asnje zhurme. Per krimin policia e ka drejtuar hetimin ne disa pista qe nga ajo e hakmarrjes e deri te konfliktet per venie gjobash. Nje piste tjeter e mundshme per hetuesit eshte ajo e vrasjes per nje konflikt qe lidhet pikerisht me menaxhimin e disa minierave te nxjerrjes dhe perunimit te mineraleve qe ndodhen ne zonen e Burrelit. Dedja ka qene i dyshuar disa here edhe per vrasje te kryera ne Burrel si ajo e Shpetim Marqeshit ne vitin 1997 si dhe vrasjen e dy personave ne vitin 2000. Per hetuesit pista me e mundshme e vrasjes se Dedjes ku edhe jane drejtuar hetimet kryesore te tyre eshte ajo e ekzekutimit qe lidhet me nje seri vrasjesh mes dy fisesh te ndodhura ne qytetin e Burrelit. Me pare viktimes i jane vrare dy vellezerit si dhe babai i tij. Ndersa ai vete ka qene i dyshuar per disa vrasje te ndodhura ne qytetin e Burrelit kundershtare te cilit llogariteshin vellezerit Ermir e Gentian Doda nga ky qytet. I pari eshte i arrestuar dhe vuan denimin e dhene ndaj tij nga Gjykata ndersa i dyti eshte ne listen e te kerkuarve te Interpolit.
Vrasja
Ende nuk dihet saktesisht se ne cfare rrethanash eshte ekzekutuar 45- vjecari ish efektiv i Policise se Shtetit deri para shume vitesh. Ai eshte gjetur i vrare nga disa banore poshte pallatit te tij te cilet menjehere njoftuan policine e cila mberriti menjehere ne vendin e ngjarjes. Nga hetimet e kryera ne vendin e ngjarjes policia konstatoi se Dedja ishte qelluar me arme zjarri nje here ne koke. Plaga e marre ne koke i shkaktoi vdekjen e menjehershme 45- vjecarit ish- oficer policie i cili nuk mundi te mbijetonte. Nga verifikimet paraprake te kryera nga policia viktima eshte qelluar nga nje arme e kalibrit te madh dhe nga afer. Po keshtu ne vendin e ngjarjes policia nuk ka gjetur gjurme apo elemente qe mund te ndihmonin ate ne identifikimin e autoreve por gjithsesi aty jane gjetur disa prova qe per policine jane te rendesishme.
Hetimi
Vrasja e Halit Donald Dedjes pason disa vrasje te ndodhura gjate kesaj periudhe ne Tirane te cilat jane nen hetim nga policia e kryeqytetit. menjehere pas krimit te djeshem blute shoqeruan ne Drejtorine e Policise disa persona te njohur prej te ekzkutuarit si miq apo te aferm te tij per te mesuar konflikte apo probleme te mundshme qe mund te kete pasur kohet e fundit. Pavaresisht kesaj burimet thane se hetimi kryesor eshte drejtuar ne serialin e hakmarrjes se ndodhur ne Burrel mes familjes dhe te afermeve te tij dhe familjes se Ermir Dodes e Gentian Dodes dy vellezer te cilet jane akuzuar si drejtues te nje bande kriminale te angazhuar ne grabitje dhe vrasje gjate periudhes se trazirave 1997 2000. Po keshtu ai ka pasur hasmeri edhe me pjesetare te familjeve Kola ne Burrel. Pistat e tjera te vrasjes se Dedjes i angazhuar prej kohesh ne biznese te ndryshme eshte ajo e perfshirjes se tij ne gjoba te mundshme si dhe ne konflikte qe kane te bejne me minierat ne Burrel.



Njihej si person dinak
Ish- efektivi i policise i vrare dje ne mengjes njihej mire prej kundershtareve te tij dhe thuajse akush nuk mundej ti afrohej pasi ne cdo rast ai arrinte te shmangej ne momentet e fundit duke arritur te shpetonte. Duket se nuhatja e tij gjate kohes qe kishte sherbyer ne polici e kishte ndihmuar shume ate edhe gjate jetes private per tiu shamngur rreziqeve dhe kurtheve te ndryshme qe mund ti organizoheshin atij per hakmarrje. Thuajse asnje person i huaj nuk mund ti afrohej atij pa u siguruar me pare vete Dedja se personi nuk kishte qellime dashakeqese ndaj tij.

Hakmarrja nisi ne vitin 1997
Hakmarrja mes familjes se Dodajve nis ne vitin 1997 kur vritet ne rrugen Milot- Burrel daja i Ermir dhe Gentian Dodes Shpetim Marqeshi. Viktima u qellua me arme zjarri nga persona te paidentifikuar. Per kete vrasje Dodajt dyshuan se ishte perfshire Halit Donald Dedja si dhe vellai i tij Gazmiri. Ky njihej si me energjiku prej vellezerve si dhe njeriu me gjaknxehte pasi ne cdo moment grindja me te mund te ishte problematike. Per kete shkak jo shume muaj pas vrasjes vellait te Halitit Gazmirit i organizohet nje prite dhe ai vritet ne qender te qytetit te Burrelit ku vellezerit Dedja kishin nje lokal ne pronesi te tyre. Disa muaj me vone persona te panjohur ekzekutuan edhe babain e Halit Dedjes Feim Dedjen ky i fundit me profesion ekonomist. Ai mbeti i vrare nga disa te shtena prane gjimnazit te qytetit te Burrelit ku edhe iu zu prite. Ne shenje hakmarrjeje te vrasjes se babait te tij Haliti dyshohet se ka vrare dy pjesetare te familjes Kola babe e bir. Keta ishin gjithashtu pjesetare te aferm me personat me te cilet kishte nisur konflikti. Nderkaq ne vitin 1998 thuajse ne te njejten zone ku u vra vete ai dje eshte vrare vellai me i madh i Halitit Gezim Dedja. Ky i fundit cilesohej edhe si me i vleresuari nga vellezerit Dedja. Ne te kundert vellai i tij Haliti dyshohet se u perfshi ne nje serial vrasjeje menjehere pas vrasjes se vellait te pare dhe babait te tij ngjarje te ndodhura ne qytetin e Burrelit. Me venien e rendit nen kontroll nga shtetit u duk se vrasjet po rralloheshin dhe ndermjet ketyre dy grupeve. Por ne vitin 1999 vete viktima e djeshme mbeti i plagosur ne nje atentat te kryer prane ish- selise se Partise Republikane ne bulevardin Zogu i Pare ngjitur me maternitetin Mbreteresha Geraldine. Per kete ngjarje policia arrestoi nje person te cilin vete Dedja mesohet se e kishte identifikuar por me pas ai u la i lire per mungese provash. Halit Dedja i cili tashme mbante edhe emrin e ri Donald Dedja ishte i vetmi nga vellezerit e tij qe munden te mbijetonin. Vec ketyre ngjarjeve policia dyshon se Dedja ka vrare ne vitin 2001 dy persona ne qender te qytetit te Burrelit te cilet gjithashtu jane viktima te serialit te hakmarrjes mes familjes Dedja dhe familjes Doda.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›