Kryeministri japonez këshillohet të mos bëjë me gafa
Tokio (start)Kryeministri japonez Toro Aso është këshilluar që të ketë kujdes me deklaratat e tij në publik. Këshilltari i lartë i kryeministrit japonez, këshilloi sot shefin e tij, një ditë pasi lideri japonez u kritikua për një seri gafash, fakt për të cilin disa analistë ngrenë pikëpyetje për aftësitë e tij drejtuese.
Brenda pak ditëve, i shumëpërfoluri Aso, 68 vjeç, ka ofenduar mjekët e tij, prindërit, ka shtuar irritimin e reformatorëve dhe të figurave kryesore drejtuese të partisë në pushtet lidhur me ndërtimin e rrugëve.
"Mendoj se kryeministri nuk duhet të japë deklarata, por duhet të mbajë përgjegjësitë e tij si dhe marrë vendimet përfundimtare", deklaroi Takeo Kaëamura, sekretari i shefit të kabinetit, kur u pyet për deklaratat e fundit të Asos.
Analistët deklaruan se komentet e Asos reflektonin jo vetëm të metat e personalitetit të tij, por edhe çrregullimet që ndodhin para zgjedhjeve, që pritet të zhvillohen shtatorin e ardhshëm dhe që mund të largojnë nga pushteti Partinë Liberaldemokrate (LDP), që ka qeverisur 53 vitet e fundit.