E Diel, 1 Nëntor 2026

Judah Kosova dhe Serbia jane si dy te burgosur qe jane lidhur me nje pale pranga

Ne nje kapitull te dokumentit te tij autori i masakres se Norvegjise qe solli 96 viktima thote se kur Evropa te pastrohet nga myslimanet Shqiperia eshte projektuar si nje zone tranziti per Ballkanin. Pas kesaj harta lokale do rivizatohet teresisht. Ai ben reference edhe ndaj gazetarit Judah qe jep pikepamjen e tij mbi ceshtjen. Tim Judah ne intervisten online per Deutsche Welle-n duke folur edhe per tensionet mes kosovareve dhe serbeve qe ditet e fundit kane shkaktuar edhe nje te vdekur nenvizon se Kosova dhe Serbia do te perjetojne nje bashkejetese te ngjashme si dikur mes dy Gjermanive.

Deutsche Welle Ne menyre surprize ju e pate emrin ne dokumentin e nje vrasesi ne Bilblen e autorit te tragjedise ne Norvegji. Cfare pershtypje Ju ben qe jeni referuar edhe nga nje personazh kontrovers si Anders Breivik

Judah Kur e degjova per here te pare kete u alarmova shume per shkak edhe te permasave te masakres se Norvegjise. Me pas e kuptova se ishte thjesht nje reference qe ai bente ne lidhje me nje kritike timen per nje liber. Dokumenti i vrasesit eshte me shume se 1500 faqe keshtu qe medoemos duhet te kishte qindra referenca. Keshtu u lehtesova disi qe cfaredo qe kisha bere nuk kishte pasur aspak impakt ne tragjedi. Ai shkruan qe une jam nje historian gje qe une nuk jam. Ai e ben nje fakt te kryer nje qendrim timin mbi historine mes Kosoves dhe Serbise ne 1690 gje te cilen une nuk e kam thene.

Deutsche Welle Si mund ta shpjegoni ju obsesionin per Ballkanin te autorit te masakres se Norvegjise. Sa shume ka influencuar propaganda me e keqe serbe ne rritjen e ketij vrasesi

Judah Mendoj se mes grupeve te djathta ekstreme ne Evrope dhe aktualisht edhe ne grupet e majta ekstreme ka shume admirim per idete dhe aksionet e nacionalisteve serbe. Ne kete rast ideja e Breivik ishte qe Europa ishte duke u pushtuar nga myslimanet dhe se Kosova e Bosnja ishin fronti i pare i ketij konflikti. Sidoqofte Ballkani eshte vetem nje pjese e inspirimit te Breivik. Ne shume menyra vrasesi norvegjez inspirohet nga Vidkun Quisling bashkepunetori nazist dhe lideri i Norvegjise gjate Luftes se Dyte Boterore ne 1930 dhe ketu Breivik zhvillon teorine e tij te quajtur universalizem.

Deutsche Welle Pse Breivik perdor fjale te ashpra kundrejt shqiptareve qe sipas tij tentojne te pushtojne demografikisht territoret Sa shume ka influencuar roli i ushtrise norvegjeze ne luften e Kosoves ne shtimin e urrjetjes se Breivik kunder myslimaneve

Judah Breivik ka marre ide qe jane dominojne ne Serbi por edhe ne vende te tjera ku shume besojne se myslimanet synojne pushtimin demografik te Evropes. Keto ide une i kam degjuar nga Franca ne Rusi por meqenese Kosova dhe Shqiperia jane ne fakt vendet e vetme ne Evrope me shumice myslimane nuk eshte surprize qe autori i masakres eshte fokusuar ne to. Ai shkruan gjithashtu se pjesemarrja e ushtrise norvegjeze ne fushaten e bombardimeve te NATO-s ishte vendimtare ne karakterin e tij sepse Serbia sipas tij nuk u lejua qe te ushtroje te drejten per te kthyer myslimanet shqiptare ne Shqiperi. Ne fantazite e tij te mevonshme ai parashikon qe Kosova do ti rikthehet Serbise 20 e Shqiperise do ti jepet Greqise 20 Malit te Zi dhe pjesa e mbetur per te krishteret shqiptare dhe atyre te krishtereve qe vijne nga Lindja e Mesme.

Deutsche Welle Sa shume do te ndikoje kjo ngjarje tragjike ne historine e Evropes qe te rrise nivelin e ekstremizmit kunder myslimaneve dhe ndoshta per te shtuar tensionet mes shqiptareve dhe serbeve sic kemi pare se fundmi

Judah Nuk mendoj se ajo qe ndodhi ne Norvegji dote kete ndonje impakt ne Ballkan. Une vete nuk mendoj se kjo do te kontribuoje ne intolerancen kunder myslimaneve ne Evrope dhe per te shtuar njerezit si Breivik. Ndoshta do te nisnim te mendonim ndryshe nese Anders Breivik do te kishte masakruar myslimane te cilet me pas do te pergjigjeshin por ajo qe beri ai ishte e cmendur. Eumlshte njesoj si terroristet islamike ne Pakistan masakrojne shume bashkekombas si hakmarrje per vdekjen e Bin Laden.

Deutsche Welle Ne deshmine e tij. Breivik flet edhe per grupe te tjera ekstreme qe jane aktive dhe planifikojne masakra si ajo ne Norvegji. Si mendoni se eshte niveli i sigurise ne Evrope dhe si mund te evitohen sulme te tilla nga njerez aspak te dyshimte si Anders Breivik

Judah Ndoshta une nuk jam shume kompetent te flas per nivelin e sigurise por mendoj se ky njeri shpenzoi shume vjet per te planifikuar ngjarjen. Ai shkoi deri aty sa te blinte nje ferme te cilen mund ta perdorte per te fshehur materialet eksplozive. Ai nuk beri asgje jo ligjore deri ne momentin qe vrau. Pra ishte jashte radarit te inteligjences. Une pres qe tani te kete me shume fokusim ne kete tip njeriu dhe inteligjenca e mire eshte menyra e vetme per te ndalur keto sulme.

Deutsche Welle Si mendoni se do te zgjidhet konflikti mes Kosoves dhe Shqiperise ne dekaden e ardhshme Ka ndonje dicka qe premton pasi sic e shohim Kosova eshte celesi i Serbise per hyrjen ne BE

Judah Une nuk mendoj se do te zgjidhet konflikti mes Kosoves e Serbise ne 10 vitet e ardhshme. Serbia do ta donte shume kete edhe ne rast se do te duhej te ndante Kosoven apo te shkembente territore. Por edhe nese lideret kryesore do te donin ta benin kete nuk mendoj se do te lejoheshin ta benin pasi do te kishte efekt edhe mbi Bosnjen dhe Maqedonine. Keshtu une pres nje lloj versioni bashkejetese si mes dy Gjermanive gjate Luftes se Ftohte. Jo e njejte por dicka e ngjashme. Ne fund te fundit Kosova dhe Serbia jane si dy te burgosur qe jane lidhur me nje pale pranga. Kosova nuk mund te futet ne OKB pa miratimin e Serbise dhe vete Serbia nuk mund te futet ne BE pa zgjidhur ceshtjen e Kosoves.

Autor Aurel Borici

Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›