Tahiri Nderhyrja ne veri do te forcoje sigurine dhe luften kunder krimit te organizuar ne Kosove

DW Zonja Tahiri cfare ndikimesh mund te kete nderhyrja e policise se Kosoves ne sigurine e pergjithshme ne vend
Tahiri Vendimi i Qeverise se Republikes se Kosoves per te rivendosur rendin dhe ligjin ne pikat doganore 1 dhe 31 ne fakt eshte nje vendim legjitim dhe nje ushtrim sovraniteti nga ana e jone si qeveri dhe kjo do te kontribuoje per rritjen e sigurise ne vend dhe do te forcoje luften kunder informalitetit dhe krimit te organizuar i cili ka lulezuar ne disa pjese te Kosoves vecmas ne veri pikerisht per shkak te brishtesise se sundimit te ligjit.
DW Cfare ndikimesh mund te kete vendimi i fundit i qeverise kosovare ne procesin e bisedimeve mes Prishtines dhe Beogradit
Tahiri Ne fakt qe nga fillimi i bisedimeve ne Bruksel ceshtja e marreveshjes per tregtine e lire ka qene nje prej ceshtjeve kryesore. Ne si pale vazhdimisht kemi insistuar qe te arrihet kjo marreveshje sa me shpejt ne menyre qe Kosova te mos vihet ne situate qe te reagoje me masa reciprociteti. Ne tashme tre vjet kemi toleruar nje aneshmeri ne kete proces ku Serbia ka mundur te eksportoj lirshem nderkohe qe Kosova nuk ka mundur te eksportoje. Andaj ne si qeveri ishim te prirur qe ti japim rast zgjidhjes se ketij problemi permes dialogut. Mirpo duke qene se pala serbe deshtoi ne pranimin e vulave te doganave te Republikes se Kosoves gje qe u tha ne procesin e pergatitjes per raundin e gjashte te bisedimeve qe edhe deshtoi ne fakt atehere ne zbatuam vendimin e meparshem i cili ishte vendim ne pritje te rezultateve te dialogut. Mendimi eshte qe ky vendim per masat e reciprocitetit eshte konform parimeve evropiane per levizjen e lire te mallerave si dhe parimeve te CEFTA-s dhe nuk duhet te ndikoj ne dialog perkundrazi une mendoj se me kete rast pala serbe duhet te vetedijesohet per ti njohur vulat e doganave te Kosoves. Prandaj une mendoj se eshte nje mesazh i mire edhe per palen serbe qe te jete me serioze ne dialog. Fundja dua te shtoj se zoti Stefanoviq vazhdimisht ne cdo raund ka dhene sinjale pozitive per gjoja gatishmerine per njohjen e vulave dhe me pas u pa se ata nuk ishin te gatshem. Prandaj mendoj se vendimi jone dhe veprimet tona per vendosjen e reciprocitetit te plote jane legjitime.
DW A mendoni se pas ngjarjeve te dy diteve te fundit Kosova do te futet me e forte ne raundin e radhes se bisedimeve me Serbine
Tahiri Ne kemi qene prej dites se pare te perkushtuar per dialog ku kemi mbrojtur interesat e Kosoves si dhe kemi promovuar parimet evropiane. Ne jemi per vazhdimin e dialogut besojme qe diplomacia dhe dialogu jane instrumente qe zgjidhin ceshtjet praktike midis dy shteteve. Mendoj se eshte ne anen e Serbise qe te kthehet ne bisedime me nje seriozittet me te madh. Sa i takon pozicionit ne gjithmone kemi qene te forte ne kete dialog sepse tashme jemi ulur si dy shtete te pavarura qe dallon nga fazat e tjera te bisedimeve ne Vjene dhe Rambuje kur Kosova ende nuk e kishte te definuar statusin e saj. Tash jemi dy shtete te pavarura dhe me deshiren qe te vendosim pra nje dialog dhe synimin qe te plotesojme standardet e BE-se per fqinjesi te mire dhe bashkepunim rajonal ne mebetemi te perkushtuar dhe konstruktiv ne kete proces.
Autor Esat Ahmeti
Redaktoi Angjelina Verbica