E Diel, 1 Nëntor 2026

Replika, Topi-Berishës: Në futboll mesfushor, i tillë jam edhe në politikë

POGRADEC- Presidenti Bamir Topi ka shkëmbyer replika dhe ironi në distancë me kryeministrin e vendit Sali Berisha, ndaj deklaratave të këtij të fundit në adresë të kreut të shtetit.

Shefi i qeverisë në një intervistë të dhënë dje në mbëmje, deklaroi se Bamir Topi nuk do të propozohet nga Partia Demokratike si kandidaturë për postin e kreut të shtetit. Kryeministri Berisha vijoi edhe më tej duke nënvizuar se presidenti Topi duhet të jepte dorëheqjen më pas të krijonte parti të re.

Kreu i shtetit në reagimin e tij thekson se gjatë mandatit të tij në krye ë Presidencës ka përmbushur gjithnjë detyrimet Kushtetuese, ndërkohë që është shprehur me ironi ndaj deklaratave të liderit të PD-së : “Në futboll kam qenë lojtar në mesfushë, i tillë jam edhe në politikë”.

Presidenti Topi këto deklarata i bëri nga qyteti i Pogradecit, ku mori pjesë në festën e hapjes së buteve të verës.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›