E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eriksen ëndërron Barcelonën

Christian Eriksen kërkohet nga klube të mëdha angleze dhe italiane përfshirë Liverpoolin dhe Milanin mirëpo ai duket se ka synime tjera për të ardhmen e tij.

Mesfushori danez i Ajaxit të Amsterdamit ka deklaruar se ëndërron të luajë për Barcelonën.

“Të gjithë ëndërrojnë të luajnë për Barcelonën, ata kanë një stil të lojës që është i përkryer për mua. Të shkoj atje do të ishte një gjë e madhe, por nuk ngutem. Do të shohim se kur të jetë koha për të ndërruar skuadër”, tha Eriksen për mediet holandeze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›