Terroristi i rrëmbyer gabimishtkërkon dëmshpërblim në Strasburg
STRASBURG- Khalid el Masri, një tregtar gjerman i rrëmbyer gabimisht nën akuzën e terrorizmit, kërkon dëmshpërblim. Për herë të parë një trupë gjyqtarësh në Gjykatën Europiane për të drejtat e Njeriut në Strasburg ka dëgjuar historinë e tij. Shtetasi gjerman me origjinë libaneze e ka nisur rrëfimin e tij para 17 gjyqtarëve të Strasburgun duke treguar se në vitin 2003 ai u arrestua nga policia maqedonase në kufi me Shqipërinë dhe u mbajt për 23 ditë peng në nëj hotel në Shkup, pasi akuzohej se ishte një terrorist i rrezikshëm. Më pas iu dorëzua autoriteteve amerikane, të cilët sipas tij e kanë dërguar në një zonë malore në Shqipëri ku për 5 muaj ëshët rrahur e keqtrajtuar dhe më pas kur u zbulua se ishte personi i gabuar e kanë lënë të lirë, duke u përpjekur të mbajnë të fshehtë ngjarjen.
Si qeveria shqiptare edhe ajo amerikane kanë mohuar ngjarjen. Sipas avokatit të tij, James Goldston, do të jetë një ish-ministër i Ballkanit, pa specifikuar emrin e tij që do të dëshmojë para gjykatës së Strasburgut në favor Khalid el-Masri. Në fund të gjithë kësaj aventure El-masri edhe pse u la i lirë nuk ju kërkua kurrë falje dhe nuk u dëmshpërbye për gabimin e bërë nga autoritetet e CIA-s. Gjithsesi avokati i tij deklaron se qeveria e Maqedonisë por edhe të tjerë që morën pjesë në rrëmbimin dhe torturimin e El MAsri do të mbajnë përgjegjësitë e tyre për këtë rast.
(jd/shqiptarja.com)